Rama me kryebashkiakët e rinj: Mbështetje pa rezerva të gjitha bashkive të vendit

69
Kryeministri Edi Rama takoi mesditën e sotme kryebashkiakët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 21 Qershorit. Në takim mungonin të zgjedhurit e djathtë, përveç kryebashkiakut të Përmetit dhe atij të Dropullit. Gjatë fjalës së tij, Rama e cilësoi këtë takim si mjaft të rëndësishëm, ndërsa shprehur keqardhje për ata kryebashkiakë të cilën nuk u bënë pjesë e këtij takimi. 

“Jam i keqardhur që pjesa tjetër nuk ka hipur mbi lartësinë e atij mesazhi të famshëm të fushatës elektorale ‘kam frikë se më shofin. Ju uroj suksese dhe punë të mbarë. Pasi pjesën dërrmuese e kam uruar më parë. Uroj në mënyrë specifike kryetarin e Përmetit dhe të Dropullit. Jam i keqardhur që pjesa tjetër nuk ka hipur mbi lartësinë e atij mesazhi të famshëm të fushatës elektorale ‘kam frikë se më shofin’. Po ashtu, jam i keqardhur se ky është një takim me një rëndësi të posaçme,. dhe mungesa e kreybashkiakëve që kishin konfirmuar apo refuzuan të konfirmojnë është një dëm i drejtpërdrejtë për punën e tyre dhe për shërbimin nga komunitetin. Puna fillon, fillon me një barrë përgjegjësie për të jetësuar me një sërë hapash për një reformë të rëndësishme, nga kalimi in tërësive të vjetra administrative në 61 njësitë e reja. Sot për të gjithë kryetarët e bashkive dhe kryetaret është përgatitur një material i plotë nga Ministri Çuçi për reformën administrativo-territoriale. Ky material është një udhëzues praktik për të gjithë aspektet ligjore dhe administrative në këtë proces tranzicioni me objektiv konsolidimin e njësive të reja administrative. Edhe kjo që kemi së bashku është një sfidë e secilit prej jush, të zgjedhurit e 21 qershorit, por dhe një sfidë e jona si qeveri për të qenë bashkë me ju në përpalljen me një numër të madh problematikash që kërkojnë një vizion të qartë, një program të qartë dhe një lidership të vendosur në nivelin vendor, por kërkojnë dhe mbështetjen e plotë të qeverisë.”, tha Rama.
Nga ana tjetër, kreu i Qeverisë deklaroi se nuk do të ketë asnjë dallim për të zgjedhurit e rinj vendor, pasi do të mbështeten nga qeveria të gjithë njësoj. Rama theksoi se ‘qeveria nuk do ti ndajë bashkitë, në të kuqe dhe blu’. “Qeveria dot ë mbështes pa asnjë rezervë të gjithë bashkitë e vendit dhe pa asnjë rezervë kryetarët që do kenë vullnetin dhe padyshim dëshirën që kanë për të bashkëpunuar. Do jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë pa asnjë dallim politik e partiak të gjithë të zgjedhurit vendor që janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ne. Shpreh dhe njëherë keqardhjen për mungesën e të zgjedhurve vendor të PD-së dhe uroj që të dalin s më parë nga guaska mbytëse e politikës qorre e partisë së tyre dhe të vihen një orë e më parë në shërbim të komunitetin, duke kuptuar një orë e më parë se janë kryetaret e të gjithë komunitetit, pavarësisht se për kë kanë votuar zgjedhësit. Në nuk i ndajmë bashkitë në të kuqe dhe blu, për ne të gjitha janë njësitë e reja ekonomike të zhvillimi ekonomik të re. Harmonizimi i kushteve tona është një kusht për sukses.” tha Rama.
Ai shtoi se fillimi i zbatimit të reformës administrative është sfida më e madhe e qeverisë. “Fillimi i zbatimit të reformës administrative është sfida më e madhe në jetën tonë politike, pasi ka të bëjë me një proces historik, transformimi të shtetit shqiptar. në një proces të pandodhur më parë. Është një sfidë që kërkon një pasion të madh, një vizion të madh dhe administrata të afta dhe një lidership kurajoz dhe invovativ, këtu ka jo pak kryetar bashkish të rizgjedhur, ndaj besoj se dhe për ta është fare e qartë se ajo çka fillon pas 21 Qershorit është diçka krejt tjetër nga ajo që ka vazhduar deri në 21 Qershor. Është një sfidë shumë komplekse dhe shumë dimensionale. Nuk jemi më në stadin e bashkive me ente komunale, por në instrument zhvillimi social dhe urban. Jemi në kushtet kur merr kuptim nocioni i qeverisjes vendore. Besoj jeni në dijeni të qasjes së qeverisë lidhur me këtë proces, i cili jo vetëm nuk ka mbaruar, por sa ka filluar me hartën e re administrative. Sfida është një decentralizim real të qeverisjes vendore, si një entitet dhe si një përgjegjësi. duam të shkojmë shpejt përpara me decentralizimin, pasi janë shumë çështje që kërkojnë punë dhe të moshumbjes së kohës dhe mosshpërdorimit të parave.”, pohoi Rama.
“Kemi trashëguar një situatë të rëndë me mbeturinat, por jemi të vetëdijshëm se u takon bashkive të marrin përsipër administrimin e këtij sektori kaq delikat e të prapambetur në vendin tonë. Duhet mbledhja dhe përpunimi i mbetjeve. Transporti është një tjetër nyje gordiane që duhet ndërpretë një orë e më parë. Në çdo njësi, qytetarët pavarësisht ku jetojnë të kenë një transport urban dinjitoz. Jemi duke studiuar edhe përfshirjen e bashkive të reja në çështjen e rendit pulbik. Ka ardhur koha për një reformë të guximshme që duhet të çojë në shkrirjen e policive bashkiake, dhe në dhënien e kryetarëve të bashkive të së drejtës për të nxjerre urdhra administrative për Policinë e Shtetit. Është një reformë shumë rrënjësore dhe e domosdoshme, për të siguruar rend dhe në mënyrë që kryebashkiakët të jetë krah për krah me qeverinë për frenimin përfundimtar të ndërtimeve të paligjshme, dhe për dënimin e çdo përpjekje që dëmton infrastrukturën në çdo bashki. 
Do të vendoset një raport i ri i bashkisë me pronë, pasi pronat e përbashkëta nuk duhet të trajtohen si mall pa zot. Më rendësi është aspekti financiar. Do të diskutojmë në vijim për mënyrë sesi do të shikojmë gjithë sistemin tonë fiskal, si një sistem të përbashkët, dhe do të shikojmë mundësinë për praktikën e taksave të ndara, në mënyrë që edhe bashkitë të kenë akses në të ardhura që s’kanë mundur deri më tani, edhe pse kanë pasur kontribut të drejtpërdrejtë. Ka një situatë dramatike me sistemin e ujësjellësve, të shërbime, transportit, apo të një barbarie që nuk ka të ngjashme në botën e qytetëruar, tek pyjet, kullotat, lumenjtë, plazhet. Apeli im është që duhet të jeni jashtëzakonisht të vendosur dhe të vëmendshëm për të ndërtuar administrata për t’iu përgjigjur kësaj sfide. Në të kundërt kjo peshë mund të kthehet në një barrë mbytëse për gjithë vendin. Janë një sërë çështjesh emergjente që kërkojnë adresim, duke filluar nga fakti se sot asnjë bashki nuk ka instrumentin e zhvillimit hapësinor pasi të gjitha planet rregulluese ka rënë dhe çdo njësi duhet të ketë një dokument të ri zhvillimi. Ne jemi përpjekur që t’ju asistojmë dhe na duhet ndërveprimi në mënyrë që mos humbim kohë. Të çelim dyert e zhvillimit me programe të mirëfillta zhvillimi.
Ne nuk do t’i lutemi askujt për bashkëpunim, nuk do ti shkojmë mbrapa askujt që nuk do të bashkëpunojmë dhe do ta konsiderojë rolin e kreut të bashkisë si mision politik të partisë së vet. PO kërkojmë që bashkëpunimi të bazohet në reciprocitete dhe në parimin se i shërbejmë bashkarisht komuniteteve që juve ju kanë zgjedhur. Nuk do të lëmë pas askënd, por cilido që do marrë rrugën e marrjes peng të komunitetit të vet për arsye të mosarsyes politike, do ta mbajë këtë përgjegjësi përpara komunitetit të vet. Do ua bëjmë të qartë komuniteteve që çfarë mund të bëjmë dhe çfarë jo, dhe se çfarë mund të bëjmë në një kohë të caktuar. Por kështu do ta bëjmë transparente edhe kur të përballemi me bllokime të tilla politike”, tha Rama.
Nga ana e tij Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, në fjalën e tij në fillim të aktivitetit tha se “Zef Hila kryetari i Vaut të Dejës, kryetari i Klosit, kryetari i Selenicë, i Lezhës, Fiqiri Islami i Vorës, i Kukësit dhe i Pogradecit. Të gjithë kishin konfirmuar më parë që do vinin, por nuk erdhën. Voltana Ademi e Shkodrës nuk konfirmoi pjesëmarrje. Jam i keq ardhur që pjesa tjetër nuk ka hipur mbi lartësinë e atij mesazhi të famshëm të fushatës elektorale ‘kam frikë se më shohin’”, tha ministri Çuçi.