Rama i delegon Ministrinë e Jashtme Cakajt, reagon Klajda Gjosha: Akt që tregon përpëlitjet e fundit të një diktatori të sëmurë për pushtet

453
Sigal

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka reaguar pas delegimit nga Kryeministri Rama të përgjegjësive të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme te Gent Cakaj. Gjosha shprehet se akti i sotëm është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën.

Statusi i plotë:

Unë nuk e di a ka mbetur më ndonjë fije ndërgjegje në këtë vend! Unë nuk e di a ka më ndonjë përfaqësues shtetëror që të ketë pak personalitet dhe dinjitet!
Nuk e di nëse ekziston më respekti për veten!

Akti i sotëm i Kryeministrit me kalimin e përgjegjësive të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, është një akt që tregon edhe një herë përpëlitjet e fundit të një diktatori të sëmurë për pushtet!