Rama ftesë nga Twitter-i për Bashën, kreu i opozitës: Rama nuk caktoi njeri për takimin

495
Kryeministri Rama nga Twitter-i, e ka përsëritur edhe një herë apelin ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha për të caktuar orën dhe vendin e takimit.

Ai i ofruar Bashës një dialog pa kushte për të gjetur një zgjidhje si dhe të votohet Vettingu.

“Lulëzim kam 3 ditë që pres vendin/orën për të nisur dialogun pa kushte. Gjejmë zgjidhje votojmë Vetingun shkojmë në zgjedhje. Mos ki frikë!” shprehet Rama në Tëitter.

Nga ana tjetër ka qenë Basha ai që ka deklaruar opozita e ka njoftuar stafin e kryeministrit për një takim, por Rama, sipas Bashës, ka refuzuar të caktojë një person për të përgatitur këtë takim.

“Prej mëngjesit të sotëm stafi im ka njoftuar stafin e kreut të qeverisë. Të bëjmë një takim që të ketë zgjidhje dhe jo të dalim në TV të bëjmë ca foto dhe del një takim fasadë. Ne duam një takim të përgatitur. Rama refuzon të caktojë një person të përgatisë takimin. Ai kërkon vetëm një takim pa axhendë” ka thënë Basha.

Të dy liderat e partive më të mëdha në vend shprehen fajin e ka tjetri për mos vendosjen e një takimi që do zgjidhje krizën politike në vend, por pavarësisht deklaratave dhe ftesave për dialog, situata poltike mbetet e njëjtë: në ngërç dhe nuk dihet se kur do të ketë një zgjidhje konkrete.
Sigal