Protesta e Opozitës së bashkuar/ Sot në orën 18.00, vendi paralizohet. Ja 12 akset kombëtare që do të bllokohen. Basha konsultohet me aleatët

456
Sigal

Opozita e Bashkuar sot do të publikojë programin e qeverisë tranzitore. Basha: Largimi i Ramës, kusht për dialog

Sot Shqipëria paralizohet. Në 12 qarqe do të bllokohen akset kombëtare nga protesta e opozitës

Jakup B. GJOÇA

Opozita e Bashkuar ka paraljamëruar më 11 maj protestën e madhe kombëtare. Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit, mirëpo opozita nuk do të zhvillojë protesta para Kuvendit, por do të përshkallëzojë protestat në të gjithë vendit. Të enjten e kaluar, opozita bllokoi 4 akset kryesore të vendit për 1 orë, ndërsa sot, protesta radikalizohet, sepse do të bllokohen akset kombëtare të rrugëve në 12 qarqe dhe për 2 orë.

Ja rrugët që bllokohen sot në të gjithë vendin

Sot në orën 18:00, do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile”. Ndryshe nga protesta e të enjtes së kaluar, është shtuar numri i akseve rrugorë që do të bllokohen, por është zgjatur edhe koha. Ndryshe nga 60 minuta që u bllokuan akset të enjten e kaluar, protestuesit kanë planifikuar të qëndrojnë në rrugë nesër për 120 minuta.

Tiranë: Te sheshi “Shqiponja”

Korçë: Në hyrje të qytetit

Elbasan: Në aksin Bradashesh-Elbasan

Milot: Rrethrrotullimi i Milotit

Shkodër: Në hyrje të qytetit

Fier: Tek Ura e Sheqit

Vlorë: Në hyrje të qytetit

Dibër: Në aksin nacional Tiranë-Peshkopi

Kukës: Tek ura në hyrje të qytetit

Durrës: Rrethrrotullimi te Plepat

Basha: takohet me Kryemadhin në selinë e LSI-së

Dje kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua me kryetaren e LSI-së në selinë e LSI-së. Pas daljes nga ky takim, Basha nuk dha hollësi çfarë u bisedua, por zbardhi aksionin opozitar për ditën e sotme.  Basha: Me zonjën Kryemadhi dhe me të gjithë aleatët po kordojmë hapat që opozita do të hedhë në përshkallëzimin e aksionit opozitar. Jemi në një krizë të thellë, një krizë politike, një krizë kushtetuese, një krizë ekonomike dhe sociale. Dhe siç u bë e qartë edhe 24 orët e fundit në një krizë totale të procesit më jetik për Shqipërinë, atë të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Shkaku i kësaj krize është qeveria e lidhur me krimin që ka asgjësuar Kushtetutën, ka asgjësuar demokracinë, ka asgjësuar zgjedhjet, themelin e llogaridhënies demokratike të qeverisë para qytetarëve që është vota e lirë. Ndaj ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet.

Detyrat e qeverisë transitore. U hartua së bashku me CDU-në e Merkel

Sipas burimeve nga grupi i punës që është duke punuar për këtë platformë, detyra kryesore që do të ketë kjo qeveri e mandatuar me konsensusin e të gjithë aktorëve politikë, e cila do të ketë detyrë parësore dërgimin e vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Kjo qeveri pritet të punojë me një afat 3-6 muaj deri në zhvillimin e zgjedhjeve. Gjithashtu, pritet që të kërkohet për depolitizim të komisioneve zgjedhore. Në fokus të qeverisë tranzitore do të jetë edhe miratimi i Kodit të ri Zgjedhor, nga i cili, aktualisht, për shkak të lënies së mandateve, janë të përjashtuar PD dhe LSI. Platforma e PD dhe opozitës është hartuar në bashkëpunim me zyrtarë të partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU.