Presidenti Meta sot për vizitë zyrtare në Principatën e Monakos

475
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta niset sot për një vizitë zyrtare në Principatën e Monakos me ftesë të Princit Albert II.

Presidenti Meta do të pritet me nderimet e rastit në Pallatin e Princit Albert II dhe më pas do zhvillojnë një takim kokë më kokë me Lartësinë e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos.