Presidenti Ilir Meta flet për reformën në drejtësi dhe vlerëson Komisionin e Venecias

442
President i vendit, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, teksa ka komentuar reformën në drejtësi, është shprehur se rolin më të rëndësishëm në vijueshmërinë e procesit e ka luajtur Komisioni i Venecias.
Meta pohon se Komisioni e vendosi në shina procesin dhe tanimë duhet të jenë palët politike që duhet të dialogojnë për të pasur rezultate konkrete.
“Reforma deri në 21-22 korrik ishte gjithë përfshirëse, pavarësisht se nuk kam qenë dakort me frymën që zbatohej. Komisioni i Venecias bëri një ndërhyrje shumë me vlerë dhe dha një kontribut vendimtar për të vendosur shinat e konsensusit. Është e rëndësishme të ecet para me dialog”,-shprehet Meta.
Sigal