Presidenti Ilir Meta: Arrestimi i “peshqve të mëdhenj”? Unë nuk jam ujori. Ja ç’mendoj për Ruçin

483
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Pesë pyetje nga Babaramo” në Report Tv, dha mendimet e tij në lidhje sulmet e bëra nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, akuzat për drejtimin e parlamentit, etj
Ambasadori Lu ka thënë se do të arrestohen “peshqit e mëdhenj”? E ka thënë për metaforë. Unë për vete nuk jam ujori.
Më ka sulmuar Monika Kryemadhi se jam treguar tolerant me Ramë dhe Rilindjen? Unë nuk dua të hyj në këto komente, por për të sulmuar është gjëja më e lehtë. Unë dua mirëkuptimin e palëve.
Jam akuzuar se nuk e kam drejtuar mirë Parlamentin? Kam bërë një drejtim perfekt të Parlamentit, pasi nuk është e lehtë, pasi je i pari midis të parëve. Kam bërë gjithçka për të parandaluar disa konflikte të panevojshme. Jam akuzuar se i kam dhënë më shumë kohë opozitës, por nuk kam bërë ndonjë gabim të madh.
Si po e drejton Ruçi? Nuk e kam ndjekur shumë parlamentin dhe nuk mund të them ndonjë gjë në të këtë drejtim, por them se zoti Ruçi i ka të gjitha mundësitë ta drejtojë më mirë se unë.
Sigal