Kandidati i LSI-së i dërgon mesazh Erion Veliajs/ Etion Joka: As mashtrimi, as paratë dhe presioni nuk do ta shmangin dot humbjen.

311
Sigal

Ditën e sotme, kandidati i LSI-së, në Njësinë nr.1, në Tiranë, Etion Joka me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, i ka dërguar një mesazhi publik Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, të cilit i thotë, së as mashtrimi, as paratë dhe presioni i tyre nuk do t’ua shmangin dot humbjen.

“Tani vazhdo ushtro presion ndaj njerëzve që nuk të durojnë dot, por mos harro se në kutinë e votimit as lekët, as presioni sdo të bejnë punë, për këtë ke deshmitarë shumë të tjerë që e kane provuar para teje! 56 ditë larg për tê rikthyer Shqipërinë në shtëpinê tonë !”,- shprehet Joka në mesazhin e tij.

 

Mesazhi i tij i plotë:

Që në nivelin e mashtrimit nëpërmjet marketingut je i pakrahasueshëm këtë nuk ta mohon askush. Të pretendosh që njerëzit të jetojnë më mirë pasi ti je i pari në strategjitë e manipulimit këtë ta mohojnë faktet!

Sesi jeton sot një banorë i njësisë 1, e ke të pasqyruar ne çdo m2 të kësaj njesie.

Sesi në mes të Tiranës infrastruktura është totalisht mesjetare për këtë ke dëshmitarë gjithë Njesine 1.

Sesi ‘investimet ‘ e tua nuk përmbushin asnjë standart, këtë ke dëshmitarë pensionistët e njesisë 1, nënat me fëmijë të vegjël , shoferēt.

Tani vazhdo ushtro presion ndaj njerëzve që nuk të durojnë dot, por mos harro se në kutinë e votimit as lekët, as presioni sdo të bejnë punë, për këtë ke deshmitarë shumë të tjerë që e kane provuar para teje!

56 ditë larg për tê rikthyer Shqipërinë në shtëpinê tonë !

(Kjo video e shkurtër është realizuar në zonën e Ali Demit në pak minuta, investime të lëna pergjysëm, investime të degraduara në kohë rekord, rrugë pa rrugë etj)

#shqiperiashtepiajuaj