Chelsea dhe Manchester United “ruajnë” paqen, City vazhdon i qetë rrugën drejt titullit (VIDEO)

148
Sigal

Chelsea dhe Manchester United janë ndarë në paqe 0-0 në takimin e radhës përballë njëri-tjetrit në Premier League.

Ndonëse një ndeshje e shumë luftuar dhe e shumëpritur nga tifozët e lojës më të dashur me top, ky takim përfundoi me rrjeta të paprekura.

Ekipet lanë pak hapësira në fushën e lojë dhe rastet për shënim ishin të pakta, por duhet theksuar se të dyja vinin të lodhura pas përballjeve në që kishin në mesjavë në arenën ndërkombëtare.

Ky barazim, megjithatë nuk i shërben asnjë prej ekipeve, duke bërë që Manchester City të vijojë i pashqetësuar rrugën drejt titullit kampion të Premier League.

Me këtë barazim skuadra e Solskjaerit e thelloi në -12 pikë diferencën nga kryesuesit e Sitit, teksa kjo ishte baraspesha e 3-të në 5 ndeshjet e fundit për “Djajtë e Kuq”.

Ndërkohë në pozita aspak komode ndodhet Çelsi, i cili ndodhet i pozicionuar në vendin e 5-të me 44 pikë në 24 ndeshje.