Pjesëmarrja e gruas në vendimarrje, Rama: Përparim, por ka ende punë

473
Shkalla e qytetërimit, por edhe e zhvillimit ekonomik e social është e lidhur drejtpërdrejt me barazinë gjinore. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën Kombëtare “Gratë shqiptare në rrugën drejt politikës dhe vendimmarrjes” teksa shtoi se “S’jam feminist, por duhet domosdoshmëri për të kuptuar vlerën dhe për të kuptuar rëndësinë që ka rritja e barazisë gjinore.
“Jam i bindur se siç në një familje ekuilibri përcaktohet nga gruaja dhe niveli i mirëqenies, ashtu edhe në shoqëri është e njëjta gjë. Prandaj shoqëritë që kanë më pak barazi gjinore, kanë më pak mirëqenie,” tha Rama.
Sa i përket pjesëmarrjes së gruas në vendimarrje, ai tha se pavarësisht përparimit që është bërë, duhet ende punë. “Në këtë periudhë të fundit është bërë një përparim, po të kemi parasysh se vetëm disa vite më parë, situata e shifrave ishte shumë më shqetësuese se sa sot. Jam dakort që edhe sot mund të konstatojmë përparimin e bërë por nuk mund të themi që jemi aty ku duhet. Jo thjesht për t’u dhënë një pozicion të bararabrtë me burrat, por për të përfituar nga një shoqëri me barazi gjinore. Unë jam dëshmtar i vështirësië që ka pasur ky proces pasi në parim, të gjithë kanë qenë dakort që duhet të ketë më shumë vende për gratë në jetën publike, por kur vinte puna te zgjedhjet muri ishte shumë kokëfortë. Ne na u desh ta vendosim me ligj barazinë gjinore për këshillat bashkiakë, pasi ndryshe dështonte. Unë kam qenë dëshmitarë në shumë raste, të takimeve ku me shumë bindje nuk ishin të pakët ato që thoshin nuk ka gra në zonën tonë. Të çonin në dyshimin se kush i kishte pjellë këto burra,” u shpreh kryeministri.
Sipas tij problemi më serioz mbetet ai i papunësisë, ku shfirat e grave janë më të larta se ato të burrave. Megjithatë për këtë, Rama tha se qeveria po i ndihmon gratë, nëpërmjet fondit të nxitjes së punësimit.
Ndërsa nga reforma e pensioneve, Rama tha se janë 20 mijë gra që kanë përfituar pension më të lartë seç përfitonin me ligjin e vjetër 
Sigal