Opozita takim me Jahjagën: Anulloni marrëveshjet, lironi të burgosurit politik

510
Opozita në Kosovë i ka parashtruar kërkesat e saj Presidentes Atifete Jahjaga, ku veç moszbatimit të marrëveshjeve tashmë kërkojnë edhe lirimin e të burgosurve, që ajo i konsideron si të burgosur politik.
Deputeti i VV’së Visar Ymeri menjëherë pas takimit ka thënë se ata e njoftuan Presidenten me kërkesat e tyre tashmë të njohura.
“Po ashtu, kërkuam edhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë. Pa u liruar të gjithë të burgosurit politikë dhe pa u tërhequr marrëveshjet nuk ka stabilitet në vend”, ka thënë Ymeri.
“Marrëveshjet për të cilat po flasim kanë të bëjnë me politikë te jashtme, kompetencë që i takon presidentes me kushtetutë. Kësisoj presim prej saj që të ndërmarrë masa”.
Kurse Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj tha se me anulimin e marrëveshjeve kërkohet edhe anulimi i koncesioneve në dëm të Kosovës. “Kërkojmë anulim të marrëveshjeve, nëse jo kërkojmë referendum e nëse jo shkojmë në zgjedhje të parakohshme”.
Sigal