Zgjedhjet lokale, Meta bën ‘parashikimin’: Gjeografia e fitores sonë do të jetë e jashtëzakonshme

100
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ftuar qytetarët që të votojnë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit.

Meta gjithashtu thotë se gjeografia e fitores së opozitës do të jetë e jashtëzakonshme.

Po ashtu ai tha se fitorja në Elbasan me Luçiano Boçin do të jetë e sigurt.

STATUSI I METES:

Të gjithë të votojmë për fitoren e këtyre kandidatëve të mrekullueshëm dhe gjeografia e fitores sonë do të jetë e jashtëzakonshme, sepse i kemi kandidatët e jashtëzakonshëm, që nga Kukësi me profesor Admir Sinematin dhe deri në Sarandë me përfaqësuesin e mrekullueshëm të shoqërisë civile Ardit Cikulin, që nga Durrësi me Super-Iglin dhe deri në Korçë me profesore Ledina Aliollin.

Ne do të fitojmë në Elbasan, që Elbasani t’i japi mendje të gjithë Shqipërisë, siç i ka dhënë gjithmonë, prandaj kemi dhe një profesor si Luçiano Boçi, një superkandidat.

Bashkë Fitojmë!