Peter Szijjarto-Basha: PD, do ta mbështësë Shqipërinë në procesin e Integrimit Europian

483
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në selinë e PD-së, Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto.
Sigal

Pas takimit, kryetari i PD-së Basha doli në një prononcim të përbashkët për mediat, ku u shpreh se ne falenderuam ministrin e Jashtëm Peter Szijjarto për mbeshtetjen e madhe që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë për integrimin Euro-Atlantik dhe Europian të vendit tonë. I kërkova z. Szijjarto në emër të opozitës shqiptare, por dhe në emër të PD-së , të vazhdojnë të mbështesin me të gjitha format Integrimin Europian të Shqipërisë e në veçanti procesin e hapjes së negociatave.

“Gjatë bisedës shumë të frytshme dhe miqesore që pata me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Szijjarto, diskutuam për sfidat të cilat përballet Shqipëria. Nga ana e tij m’u kërkua të bëjmë gjithçka për përmbushjen e kritereve jo vetëm të pesë kritereve të Komisionit Europian, por dhe të kritereve te tjera përsa përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ne veçanti luftën ndaj krimit të organizuar “, u shpreh Bashsa.

Basha theksoi se: “e sigurova që PD dhe opozita do vazhdojë me të gjitha format betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kundër krimit në politike, zbatimin e ligjit kundër dekriminalizimit, luftën kundër drogës dhe padyshim zbatimin e pesë kritereve, jo vetëm si rruga me e sigurtë për të përshejtuar integrimin Evropian të Shqipërisë, por edhe si interesi esencial për Shqipërine, shqiptarët dhe bashkëpunimin tonë bilateral dhe me Bashkimin Europian në tërësi”.