Indinjohen lojtarët e Flamurtarit, akoma pa rroga,” Kështu nuk luhet”

475

Sigal

Futbollistët e Flamurtarit edhe dje kanë pritur pagat.
Por, pavarësisht se administratori Sinan Idrizi ditët e fundit u ka premtuar
lojtarëve se do të shpërndajë pesë rroga njëherësh, as gjatë së enjtes nuk ka
pasur zhvillime.

 

“Sapo
të kthehem nga Turqia do t’u shpërndaj pagat. Por më kuptoni, jemi në një
situatë të vështirë, ku po na heqin pikët, në një kohë që unë njoh detyrimet në
shtet”, u ka thënë Idrizi lojtarëve. Gjithsesi, nëse çështja e pagave nuk
zgjidhet këtë javë, pritet të ketë eksod lojtarësh.

Pas
largimit të Tomislav Bushiç, “Panorama Sport” zbulon se më 1 dhjetor lojtari i
radhës që do të largohet është Donjet Shkodra. Mesfushori kosovar ka lajmëruar
zyrtarisht klubin se e pret deri në këtë datë për pagat e padhëna, në të
kundërt do të largohet dhe do ta padisë në FSHF ose në FIFA. Lojtarët janë
indinjuar me këtë situatë, ku çdo ditë marrin premtime.