PD: Veliaj mashtroi për krijimin e programeve për personat me aftësi të kufizuara

459
Deputeti demokrat, Keltis Kruja ka akuzuar sot përmes një deklarate për mediat, kandidatinë e të majtës për kryetar bashkie, Erion Veliajn për mashtrim. Gjatë fjalës së tij Kruja, deklaroi se Veliaj mashtroi personat me aftësi të kufizuara lidhur me programet dhe kurset të përshtatura për ta.
“Erion Veliaj po përsërit premtimt e pambajtura të dy viteve më parë, por kësaj radhë i paraqet me ambalazh për Tiranën. Në 2013-ën Erioni premtoi krijim i programeve dhe kurseve kualifikuese të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara. Ku janë programet dhe kurset kualifikuese të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara? Veç fjalë boshe dhe aspak punë. Erioni ishte Ministri përgjegjës për ta realizuar këtë premtim. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë dhe dhjetëra premtime të tjera që po ia përmendim çdo ditë qysh prej 3 javësh dhe ia publikojmë në website.
Si papagall i Ramës, Veliaj premton por i ka vetëm fjalë pasi nuki realizon. Erioni premton veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i mashtrojë sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin. Po mbushet java e tretë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër premtim të thyer, çdo ditë nga një tjetër mashtrim”, u shpreh Kruja.
Sigal