Aksident në Fushë Krujë, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

466
Aksident me pasojë një të vdekur dhe 5 të plagosur është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Nikël të Fushë Krujës. Burime nga policia, bëjnë të ditur së në aksident janë përfshirë 5 persona, 4 udhëtonin me një mjet Audi dhe një person tjetër udhëtonte me një fuoristradë.
Mjeti tip Audi me targa TR7069T me drejtues shtetasin E.S., banues në Krujë është përplasur me mjetin me targa AA425 KA me drejtues shtetasen F.H.38 vjeçe banues në Krujë. Kjo e fundit ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa është plagosur rëndë shtetasja P.S 27 vjeçe.
Policia thotë se shkak i aksidentit ka qenë “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 
Sigal