PD: Rama-Meta po bllokojnë numërimin në zonat ku janë humbës

490
Partia Demokratike i bën thirrje numëruesve të qëndrojnë vigjilentë dhe të mos lejojnë deformimin e votës, ndërsa i bëri apel qeverisë Rama- Meta të mos bllokojnë procesin e numërimit në zonat ku janë duke humbur pasi edhe ndërkombëtarët po e vëzhgojnë këtë proces.
“I bëjnë thirrje numëruesve tanë të qëndrojnë vigjilentë dhe të dhe të mos lejojnë deformimin e votës. Po fitojmë në bashki që nuk e prisnim. Thirrje dyshes Rama- Meta të mos bllokojnë numërinin në zonat ku ata janë duke humbur” tha deputeti Gert Bogdani në një deklaratë për median nga selia e PD-së në orën 14: 45 të 22 qershorit 2015.
Sigal