PD: Meta të japë dorëheqjen. Kryeparlamentari: Zbatoni rregulloren

436
Sigal

“Nuk duhet ta kishe marrë kurajon të uleshe në atë karrige. Kupola e mafias është në krye të Kuvendit”, tha Paloka.

Sipas tij, Meta duhet të paraqitet para drejtësisë dhe nëse del i pafajshëm atëherë të kthehet aty ku është.

Ironikisht, Meta u përgjigj: Nuk e kuptoj kërkesën tuaj. Ju keni bërë një kërkesë për shkarkim, mblidheni Këshillin e Legjislacionit. Tjetër gjë nuk e bëj dot”.

Tensionet ne seance u ngriten, kur kryeparlamentari Meta kerkoi te vijonte punimet sipas rendit. Menjehere deputetet e opozites u ngriten ne kembe dhe rrethuan foltoren e Kuvendit. 

Ne kete situate, Meta njoftoi nje nderprerje te punimeve ndersa vijoi me batutat: “Zoti Beqaj (minister i Shendetesise), therrisni ambulancen, sepse ketu ka nevoje per sherbim te kujdesit mendor. Ne kujdesemi per shendetin e deputeteve tane”. 

Sot mocioni për shkarkimin e Metës

Ilir Meta ka firmosur mocionin e Partisë Demokratike për shkarkimin e tij. Kjo bën të mundur fillimin e procedurave ligjore.

Demokratët kanë theksuar në këtë kërkesë se Ilir Meta duhet të largohet nga posti i kryetarit të Kuvendit, për t’u hapur rrugë hetimeve.

Kërkesa e demokratëve erdhi pas akuzës së deputetit Tom Doshi, sipas të cilit, kreu i Kuvendit ka paguar një atentat ndaj tij dhe deputetit tjetër të Partisë Demokratike, Mëhill Fufi.

Gjithashtu, demokratët thonë në kërkesë se, në kushtet që Ilir Meta refuzoi ta jepte dorëheqjen, pas atij që ata e quajtën skandal, depozituan këtë mocion në Kuvend, që është edhe i pari për atë dhe mazhorancën e majtë prej një viti e gjysmë në qeverisje.

Përveç debateve që do të prodhojë në seancë kjo kërkesë, demokratët e konsiderojnë edhe si një test të votave të mazhorancës në Kuvend, për kreun e këtij institucioni, Ilir Meta.