Meta – Berishës: U dorëhoqa njëherë për Shkëlzenin, 2 herë jo

438
Sigal

TIRANE – Demokratët erdhën rreth një orë me vonesë në Parlament me kërkesën e vetme: Largimin e Ilir Metës nga drejtimi i seancës të Kuvendit. Tensioni në këtë seancë ishte i paralajmëruar nga opozita pas deklaratave publike të deputetit Tom Doshit që përfshinin emrin e kryeparlamentarit Meta si urdhërues të një atentati të mundshëm ndaj tij dhe kolegut demokrat Mhill Fufi 6 muaj më parë.
 
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të thirrur nga lideri i opozitës Basha, deputeti Edi Paloka artikuloi në emër të grupit kërkesën për dorëheqjen e Metës dhe vënien e tij para drejtësisë. Më tej ish-kryeministri Berisha përforcoi edhe më tej këtë qëndrim duke paralajmëruar trazira në rast se Meta vijon të drejtojë seancën.
 
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se kërkesa e opozitës për shkarkimin e tij  i ka kaluar me urgjencë për shqyrtim Këshillit të Legjislacionit. Opozita ka zgjedhur të mos ulet në karriget e deputetëve por të qëndrojë në këmbë përgjatë zhvillimit të seancës. Madje u desh shtimi i trupave të gardës pasi demokratët bllokuan foltoren e Kuvendit menjëherë sapo kryeparlamentari Meta kërkoi ndërprerjen e seancës për 5 minuta.

DEBATET E PLOTA NE KUVEND

Ora 12:30 Meta: Ja pse nuk duhet të jap dorëheqjen
Meta ka dhënë arsyet se pse nuk duhet të japë dorëheqjen.

“Të jap dorëheqjen kur deputetët t’i kemi shëndosh e mirë, dhe kur janë skenarët e Agim Ramës, Tonit të PR apo edhe Durim Bamit, kjo më duket tepër absurde dhe tepër kriminale. Nuk mund të lejoj të instalohet një precedent kriminal ku çdo deputet mund të akuzojë këdo Logjika juaj është e kristaltë, dyshja Rama-Meta do të vrisnin dy deputetët për të destabilizuar vendin dhe Berisha të vinte në pushtet. Që tani Halimi të mbledhë Këshillin e Legjislacionit. Nuk jap dorëheqjen se nuk mund të lejoj të vijë një tjetër këtu dhe të mos i japë fjalën doktorit”

Ora 12:22 Mediu: Jep dorëheqjen siç më the për Gërdecin. Meta: U vranë 30 vetë, Toma shëndoshë e mirë
Mediu: Mendoj që sot të tregohemi të përgjegjshëm si debatojmë. Ja u them sinqerisht se do të dëshiroja që gjithë ato akuza të ishin të pavërteta, sepse do të tejkalonim juntat ushtarake. Ajo që vë re është tendenca e vazhdueshme për të manipuluar. Dikur kur ka ndodhur tragjedia, kam dhënë dorëheqjen që Prokuroria të bëjë hetimet dhe të nxjerrin të vërtetën. Shumë hodhën baltë, por në raste të tilla është shumë i rëndësishëm raporti me qytetarët. Ajo që është me e keqja është se këtu përgjegjësi nuk mund të flitet nga pikëpamja funksionale.
Meta: Kë ka akuzuar? Ka akuzuar Tonin shoferin e PR
Mediu: 6 muaj Ministria e Brendshme u mor me atë që mund të ishte kriminel. Nuk ka ndodhur kurrë. Ti jap përgjigje edhe tablosë së Ministrit. Po zotëri Fation Skënderi ka qenë pjesë e PR nga 1991-1993 kohë kur ky ministri yt luante me kukulla. Edhe përmendja është e qëllimshme.
Meta: Këtë e ka thënë Toma.
Mediu: Ta thashë këshillën siç ma ke dhënë. Është serioze që ky kuvend të analizojë krimin që ka bërë shteti.
Meta: E para zoti Fatmir është shumë e vërtetë që iu kam këshilluar dorëheqjen. E bëra në planin shoqëror dhe personal. Dakord më the por si do të bëhet me samitin e NATO që mund të mos pranohet Shqipëria. Këtu janë vrarë 30 vetë të thashë. Ka një dallim të madh sepse për fat të madh Tomën e kemi shëndoshë si molla. Madje që sot do t’i bëj kërkesë policisë që të ketë vëmendje të jashtëzakonshme ndaj deputetëve që të mos ketë shqetësime dhe probleme të tilla. 

Ora 12:20 Berisha: Të përmendi Rama për të inkriminuar. Stërkaj: Nuk je mirë kohët e fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha replikoi me deputetin socialist Paulin Stërkaj.

Berisha-Stërkajt:
 Pse i thua Berishës ti, kur të akuzon Rama, pse e bën këtë ti? Kur e pyetën për të inkriminuarit, ça ti bëj Paulinit tha? Nuk mori Koçon ai.
Meta: Bravo, bravo, një duartrokitje ju lutem.
Berisha: Në komisionin e dekriminalizimit në mbledhjen para tre ditësh mazhoranca erdhi me konkluzionin se kolegët e PD duhet të bien dakord që çdo lloj konkluzioni ta nxjerrim në fund. “Të inkriminuar ne nuk kemi në parlament” ky është konkluzioni i tyre, tani flisni për të inkriminuar.
Meta: Procesin e dekriminalizimit do e çojë ju para me Tomën dhe Bamin në krye.
Stërkaj: Po dhash informacione unë kam frikë se nuk është mirë, e falënderoj kryeministrin që më ka përmendur dhe e lexoj drejt. Më fal Berisha po më bërë një shantazh të vogël por unë nuk i ha shantazhet. Janë 100 mesazhe nga shkodran dhe malësor, bravo të lumtë goja. Ata më duan fort, edhe ty të duan por nuk të kuptojnë se nuk je mirë këto kohët e fundit. 


Ora 12:15 Meta: Të ulen edhe rojet e parlamentit edhe rojet e Doktorit

Ora 12:08 Sterkaj-Berishës: Po më përdore dhe mua politikisht, është keq puna
“Më ka humbur durimi sepse shoh se çfarë mbrojtje po bën opozita. Doshi i ka bërë akuzat transparente, po vazhdon bashkëpunimin me prokurorinë. Më vjen keq për Berishën që vazhdon komedinë. Komediani në parlamentin italian bën politikë, kurse këtu vijmë si politikanë e bëjmë komedi. Nuk keni asnjë shanc për të përfituar politikisht nga ky qëndrim. Unë nuk kam shkelur kurrë ligjin, më kë dekoruar me Shqiponjën e Artë. Unë po ai Paulin jam. Nuk ka ndonjë burrë në Shqipëri që të më përdorë. Ishalla nuk më kë vunë dhe mua gishtin se po më përdore dhe mua për viktimë është keq puna”.

Ora 12:07 Rinis seanca parlamentare
Pas ndërprerjes për të dytën herë radhazi, ka rinisur seana parlamentare, me deputetët e opozitës të cilët qëndrojnën në këmbë duke rrethuar foltoren. 

Ora 11:46 Ndërpritet sërish 5 minuta seanca per shkak te tensioneve
Kryeparlemntari Meta ndërpret sërish seancën për 5 minuta pushim si  për shkak ë tensioneve në sallë mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Ora 11:40 Berisha-Metës: Jep dorëheqjen ose do të ketë trazira
“Ik jep dorëheqjen se të jesh i bindur që është kushti më minimal për të vendosur një lloj mekanizmi hetimi, përndryshe nuk do pranojmë kurrë që parlamentin ta drejtojë një njëri i akuzuar për dy vrasje”.

Meta: Ju doni ta drejtojë Tom Doshi me Durim bamin, ju tek partia e tij do përfundoni. Tani që ka ndryshuar versionin ka kaluar me ju është normale

Meta-Jozefinës:
 Ti Jozefin dil me Tomin në Shkodër dhe bëj fushatë sa të duash të jesh e sigurt që do marrësh shumë vota

Ora 11:35 Meta-Berishës: S’e ke problem të mohosh njerëzit e tu.

“Jam i bindur që kunati jot vështirë ta bëjë atë se është njeri i nderuar. E ka përmendur Toma kunatin tënd se kam përmendur unë. Ti je mësuar të mohosh, të gjithë i mohon se ke problem”, u shpreh kryeparlamentari Meta.


Ora 11:35 Fufi mbërrin në parlament: Nuk kam dijeni per atentatin
Në ambientet e Kuvendit ka mbërritur deputeti i Partisë Demokratike Mhill Fufi. Ai është deputeti për të cilin Tom Doshi është shprehur se ka pasur një atentat ndaj tij.

“Unë kam bërë një deklaratë publike e i kam thënë të gjitha. S’kam pasur asnjë lloj sinjali as nga kryetari i Sigurisë dhe as nga deputeti Doshi. Nuk jam marrë në mbrojtje”, u shpreh deputeti demokrat i Lezhës për mediat.

Ora 11:15 Berisha: Meta jep dorëheqjen ose do ketë kaos. Meta: Për ty bej çdo gjë, për Zenin jo!
Berisha:
 Të dashur qyetatrë që ndiqni këtë seancë që sot më shumë se kurrë që ngjet si një skenë krimi. Për fatin tonë, dhe më të keq të qytetarëve, në këtë parlament që kur është hapur ky sesion deri tani nuk flitet gjë tjetër veçse për krim. Si kurrë ndonjëherë në histori ishim ne që me përpjekje të jashtëzakonshme arritën në BE, dhe të parët që e denoncuan ishin ambasadat, dhe arritëm me mbështetjen e fuqishme një marrëveshje jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin. Kjo ishte marrëveshja e dekriminalizimit. Kjo marrëveshje në njërin aspekt mund të shndërrohet në levën e arkimedit, për të nxjerrë politikën nga spiralet e krimit. Kjo marrëveshje, nëse bllokohet mund të shndërrohet në një përballje që Shqipëria nuk e ka njohur më parë. Por çfarë ndodh? Jo në opozita, por nga pozita vjen një akuzë që unë këtu e kisha denoncuar disa herë. Kisha tentuar disa herë tentativën për eliminimin e Tom Doshit, dhe nëse ka një njeri që ka qenë më agresiv ndaj Tom Doshit është Sali Berisha. Por ka një gjë. Sali Berisha është njeri i ligjit, as për Tom Doshin as për Kokëdhimën, as për Ramën, as për Metën, nuk kërkoj kurrë përvecc ligjit asgjë tjetër. Harrojeni ju. nuk ka forcë në botë që të më çojë përtej kësaj. Tre muaj më parë njerëzit që thirri ilir meta për të më faturuar vrasjen e Tom Doshit ia përplasën në sy. Unë e mora vesh, as që u shqetësova, meqë afera ishte mes jush dhe ju po e mbyllni. Nuk u mora ndonëse ata më çuan fjalë, të cilët më thanë se është Ilir Meta që do të vrasë Doshin dhe vëllanë tuaj. Doli që një prej deputetëve tuaj, edhe ty Paulin do të përdorë si Toma dhe do ta pësosh më keq. Nuk bën mirë me u keqpërdorur. pra u denoncua kryetari i parlamentit që ka organizuar vrasjen e dy
Meta: Po ti zotëri e paske ditur para 3 muajsh dhe nuk e ke denoncuar?
Berisha:E kam denoncuar në parlament.
Meta: Vazhdo se e nise si lider demokracie dhe po e mbaron si aksioner pularie.
Berisha: Përderisa Tom Doshi Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Ilir meta që ishin akuzuar direkt, nuk kishte
Meta: Ky mezi po priste të ndodhte vrasje brenda mazhorancës.
Berisha: Nëse mezi po prisja je i pamend sepse nuk do ta denoncoja në parlament. Unë nuk kam instrument tjetër., akti i parë që bëri i akuzuari, që u akuzua direkt nga viktima, tha këtë e ka Sali Berisha. Fajin e ka Saliu. Po logjikë njerëzore përvecc Ilir Metës nuk ka. Tani për t’i rënë më shkurt, unë mendoj se në këtë moment kritik për vendin duhet t’i japim shans hetimi sepse unë mbetem njeri i vendosur tek ligji. Sepse është në interesin absolut që t’i japim ligjit mundësinë të zbatohet. Ky është kushti më minimal. Për t’i dhënë mundësinë minimale ligjit të veprojë, për ne që na çove në këto skenare, dhe çdo gjë që mund të juy ndodhë ju, nuk do të keni hetues Prokurorin, por Saimir Shullazin. Kjo është situata. Ndaj dhe Saimir Shullazi, doli pasi e përpunoi Bamin e tij, heshti dhe doli e përbalti nga Prokurori i Përgjithshëm e gjithë botën për të shpëtuar Ilir Metën. Situata është kritike. Ne kërkojmë që Ilir Meta si i akuzuari kryesor, për një akuzë të padëgjuar në 25 vite, të heqë dorë nga Kryetari i Parlamentit, të kthehet deputet dhe të bëhen hetimet. Për ne politikisht sa më gjatë ta mbani aq më shumë do të kundërmojë. Ne nuk kemi interesa politike, por të qytetarëve.
Berisha: Po të them një gjë, vetëm sa fakton shkallën e krimit, sepse more i mjerë, ai që mendon se këkron të shesë Tom Doshin si të Sali Berishës, është njeriu më i sulmuar së bashku me Koço Kokëdhimën, Edi Ramën dhe Saimir Tahirin. Hapi rrugën hetimit, jep dorëheqjen, mos shfrytëzo votat e krimit. Je kokë e qelbur.
Ruaje zërin. Jepjani ilaçet sepse kemi përgjegjësi për shëndetin e doktorit. Zoti Beqaj merrni masa.
Berisha: Jep dorëheqjen.
Meta:  Të ta jap përgjigjen? Përgjigja është kjo, për ty bëj çdo sakrificë, po për Shkëlzen Berishën jo, e dhashe nje here nuk mund ta jap dy here doreheqjen per Zenin. Mos u bëj pjesë e pucit të pularisë me Doshin dhe Priftin si aksioner.
Meta:  Për ty bëj çdo gjë por jo për Zenin. Ti je i vetmi që beson më shumë tek Doshi se sa tek Prokuroria.
Berisha: Kjo alibi është e turpshme. Po qeshin deputetët e mazhorancës për marrëzinë që thua. Tom Doshi nuk ka asnjë lidhje, dhe sdo të ketë lidhje. Tom Doshi është njeriu që ti e merrje me helikopter dhe fluturoje Alpeve.
Meta:  Këto janë përrallat e supergjyshit që ia tregon supermbesës.
Berisha: Më mirë jep dorëheqjen mos e ço vendin aty ku nuk duhet.
Meta: Ulu doktor se nuk ke moshë ti për të ngrohur vezët e krimit.
Berisha: Nuk pranuan kurrë të nënshkruajnë marrëveshje përmbajtës të krimit të shtetit. 

Ora 11:10 Ambasadorët e vendeve të BE largohen nga Parlamenti
Pasi kanë ndjekur pjesën e parë të seancës së Kuvendit, ambasadorët e vendeve të Bsahkimit Evropian, me në krye shefen e delegacionit të BE Romana Vlahutin kanë lënë ambientet e Parlamentit.

Në seancë u caktuan 5 minuta ndërprerje për shkak të akuzave mes palëve, të cilat bënë që Partia Demokratike të bllokojë foltoren e parlamentit. 

Ora 10:55 Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren e Kuvendit 
Vendimi i Metës për të ndërprerë për 5 minuta seancën, ka sjellë reagimin e opozitës, ku deputetët demokratë janë ngritur në këmbë dhe kanë bllokuar foltoren.

Ora 10:54 Meta vendos të ndërpresë seancën
Duke parë situatën e tensionuar që në nisje të seancës me deputetët e opozitës në akuza ndaj mazhorancës për deklaratat e Doshit, Kreu i Kuvendit Meta vendosi të ndëpresë senacëns për 5 minuta.

Ora 10:42 Paloka: Meta i lidhur me krimin, të largohet
Paloka: Nuk jam për procedurë, jam këtu se ky është turipi më i madh në parlament. Edhe ti që je këtu është turp.
Meta: Turpi më i madh është që ju prita ju 25 minuta.
​Paloka: Qytetarët shqiptarë, e gjithë bota ka mësuar se ky është akuzuar nga deputetë të këtij parlamenti se ka paguar vrasës me pagesë për të eliminuar dy deputetë. Kryetari i parlamentit është akuzuar nga deputetë, se ka paguar. Ne PD i kërkoi që ditën e parë i kërkoi që të bëjë aktin më normal, që të japë dorëheqjen dhe të paraqitet para drejtësisë. Vendosu në dispozicion të drjetësisë, dhe nëse je i pafajshëm kthehu aty ku je. Por nuk mundesh që për 21 janar donin të digjnin Shqipërinë. Prej teje donin të digjinin Shqipërinë, ndërsa sot të mbrojnë. Shpresoja që të vija dhe të gjeja Dulen por paturpërsia është në kulmin e saj. kupola e mafias është prapa nesh. Ju që jeni tronditur deir në themel nga ajo që ndodh, ja ku i keni mbrapa. Mund edhe të na mbyllni gojën, sa të jeni bashkë, ndërsa deri dje atij që ka bërë akuzat i lëpinit çdo gjë. Dhe na nxorrët atë minun tonë dhe ju miqtë të ilir metës. Që kur u bërë miq të Ilir Metës dhe Toma miku ynë. Kërkesa është që ju të mos qënndroni në atë karrike.
Meta: Nuk po e kuptoj kërkesën tuaj. Mos e pengoni Palokën.
​Paloka: Opinioni është shumë i qartë. Të japësh dortëheqjen dhe të largohesh.
Meta: Ju keni bërë kërkesë për shkakrim. Mblidhi këshillin dhe jam gati ta shkel prapë rregulloren për ju për këtë arsye, tjetër gjë nuk bëj dot.
​Paloka: Kryeparlamenytari na tregon rregulloren kur ai paguan vrasës me pagesë. Sigurisht mund të na kujtoni edhe rregulloren.
Meta: Doni ta fillojmë me kërkesën për shkarkim? Nuk është me deputeti i këtyre por i juaji.
Paloka: Po joni është se edhe në 21 janar ishte ai.
Meta: Nga e hëna është deputeti juaj.
​Paloka: Absolutisht sot ai është i joni.
Meta: Mund ta bëni edhe kryetar.
​Paloka: Për 6 muaj u morët vesh se kush duhet të përfundonte në burg, ndërkombëtarët apo ky që është në këtë mes. Jo se ishte i inkriminuar se e kanë mbajtur aty 12 vjet, por se doli nga rreshti. Unë të heq qafe Tomën, ti rri aty ku je. Nuk mundet të vazhdojë ky parlament nëse ky zotëria vazhdon aty. Edhe ju po ju them se ai ishte më i forti juaj. Siç paguan për atë, mund të paguajnë edhe për ju. por ju ulni kokën. Por ne dhe shqiptarët nuk mund ta përballojnë këtë, se po ërfundojnë në burg për 600 lekë të vjetra.
Meta: Nëse keni kërkesë të qartë bëjeni.
​Paloka: Zotëri nuk po të themi se je vrasës, po të themi diçka të thjeshtë, largohu. Fakti që pret ministri i brendshëm 3 ditë, dhe me paturpoësi thotë se nuk fola të hënën sa të shuhej zhurma. Por është i akuzuar direkt. 

(Meta kërkon 5 minuta pushim por deputetë e mazhorancës ngrihen dhe rrethojnë foltore)
Meta: Të njoftohet urgjenca dhe shërbimi i shëndetit mendor

Ora 10:40 Partia Demokratike mbërrin në Kuvend
Partia Demokratike ka mbërritur në sallën e parlamentit rreth 40 minuta me vonesë, dhe kjo për shkak se opozita ka mbajtur një mbledhje grupi, të thirrur nga kryetari Lulzim Basha.

Mbledhja e PD ka nisur në orën 10:00, orë në cilën nis edhe seanca e Kuvendit. Në fjalën e tij hapëse Kreu i Kuvendit Ilir Meta vendosi të vazhdojë seancën me shqyrtimin e projektligjeve, sepse siç u shpreh ai nuk është njoftuar nga opozita për këtë vonesë.

Ora 10:35 Integrimi, Balla: Rëndësi e veçantë, opozita të marrë pjesë
Ky projekt ligj ashtu si dhe interpelanca, ka të domosdoshme pjesëmarrjen e opozitës. Ne kemi deklaruar që procesi i integrimit europian ka një rëndësi të veçantë, e ndërsa është opozita që do drejtojë dhe këshillin. Ky projektligj është një nismë deputetësh, deputetja Begu, Tabaku, deputeteja e LSI-së Mehmetaj dhe unë. Parashikohet ngritja e strukturës së Këshillit Kombëtar të Integrimit, ky këshill do garantojë bashkëpunimin. Është konsultuar më aktorë të shoqërisë civile, dhe është marrë nga vende që tani janë pjesë në BE. Projektligji për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Ora 10:10 Rama-Meta takohen para nisjes së seancës
Para nisjes së seancës plenare kryeministri Ilir Meta është takuar me kreun e Kuvendit Ilir Meta në zyrën e parlamentit. Po ashtu gazetarët e televizionit A1 Report raportojnë nga terreni se në parlament ka prani të ambasadorëve të huaj në vendin tonë. Ndërsa sipas raportimeve të tyre, në këtë të enjte të parlamentit ka një shtim të trupave të Gardës së Republikës.

Ora 10:04 Refuzohet kërkesa e Brahos për video-projektor: Nuk ka precedentë
Kërkesa e Kreut të Komisionit të Sigurisë Kombëtare Spartak Braho për të vendosur video-projektor në sallën e Kuvendit është refuzuar nga ana e adiminstratës së këtij institucioni.