Të fshehtat e 17 majit, Bylykbashi: Kishte dakordësi për të goditur LSI nga Basha-Rama

267
Sigal

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi një nga kritikët e kryetarit Basha, foli për marrëveshjen e 17 majit mes Bashës dhe Edi Ramës, duke thënë se atë natë kreu i PD-së i dhuroi Ramës koalicionin e madh. Për të në atë natë kishte dakordësi për të goditur LSI-në.

”U duk e shijshme, por ishte helmatisje. Kishte dakordësi për të goditur një subjekt të tretë, që ishte LSI-ja. Që një opozitë duhet të ketë gjithmonë opsionet e hapura sepse qëllimi kryesor është krijimi i një fronti sa më të madh për të përmbysur qeverinë, por t’i mbajë të hapura edhe për parimet e veta.

Pak muaj më vonë, ne ishim në një koalicion me këta. Me një lehtësi politike, Basha thotë sot gjëra të pamundura për t’u thënë më herët. Është i pabesueshëm. Atë natë i dhuroi me marrëveshje Ramës koalicionin e madh.

Faktin që kishte rëndë dakord që të mos regjistrohej koalicion, pasi kishte hallin se LSI-ja mund të shkonte në koalicion me PS. Jam ndjerë i shokuar që kryetari i partisë ishte i gatshëm për këtë gjë. Më tha që është rënë dakord që të mos ketë koalicione”