PD lë komisionet: Meta të iki! Xhafaj: Mos flisni para drejtësisë

461
Sigal

TIRANE  – Edhe këtë të mërkurë axhenda e komisioneve parlamentare është bojkotuar nga deputetët e opozitës, të cilët ashtu si edhe në mbledhjet e mëparshme, braktisën Kuvendin me argumentin se nuk mund të ketë normalitet pa dorëheqjen e kryeparlametnarit Meta.
 
Në Komisionin e Ligjeve deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani tha se nuk mund të vijojë axhenda normale e diskutimit të projektligjeve në komisione, në kushtet kur sipas tyre kreu i Kuvendit Ilir Meta është i përfshirë në planin për vrasjen e dy deputetëve, Tom Doshit të përjashtuar nga PS dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.
 
Ristani: Ju e dini qëndrimin tonë, axhenda nuk mund të vijojë pa dorëheqjen e Metës. Kryetari i Kuvendit akuzohet për vrasje. Bashkohuni me ne dhe ju thërritini logjikës.
Fatmir Xhafaj – Kryetari i Komisionit të Ligjeve: Kjo është absurde, të flasë drejtësia pastaj ju.
 
Edhe në komisionin e Politikave të Jashtme opozita nuk ishte e pranishme qe nga nisja e mbledhjes. Nderkohe gjate seances degjimore me ministrin e Puneve te Jashtme Ditmir Bushati, komisionit i eshte bashkuar Shpetim Idrizi i Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet, ne koalicionin opozitar.