Richard Grenell: S’kam parë kurrë dosje për Sali Berishën, vendimin e mori Blinke, është shumë partiak!

124
Sigal

Njeriu më i fuqishëm në administratën e Donald Trump, Richard Grenell shprehet se ai nuk ka parë kurrë një dokument për Sali Berishën në Departamentin e Shtetit që ta lidhte atë me shpalljen non grata. Grenell ka mbajtur detyrën e drejtorit të Byrosë Kombëtare. Ai thotë se pavarësisht detyrës së lartë, nuk ka parë asnjë diçka për Sali Berishën dhe partinë konservatore në Shqipëri, Partinë Demokratike. Në një intervistë për Top Story, Grenell shprehet se vendimin e ka marrë Antony Blinken, të cilin e quajti partiak dhe të politizuar. Ai tha gjithashtu pse Blinken nuk i ka dhënë informacione kongresmenëve republikanë, për pyetjet që i kanë dërguar Sekretarit të Shtetit për shpalljen non grata të Berishës! Grenell: “Berishën nuk e kam takuar asnjëherë. Unë dhe shumë konservatorë jemi shumë të shqetësuar me Blinken, është shumë partiak, shumë i politizuar, është e trishtë ajo që i ka bërë DASH-it. Ai shumë herë e tha -kam informacione për Berishën, do të vendosim partinë konservatore të Shqipërisë në sanksione”- dhe shumë njerëz u çuditën. Ne kërkuam prova, i kërkuam DASH-it informacione. Unë isha drejtor në detyrë i Byrosë Kombëtare. Unë kisha edhe një rol të dyfishtë si ambasador në Gjermani dhe i dërguar i posaçëm në Ballkan. Si drejtor në detyrë u përfshiva shumë në informacionet në lidhje me Ballkanin dhe mendoj se ekipet e Ballkanit në Uashington ishin shumë mirënjohës. Unë do ta dija diçka të tillë për atë që po ndodhte në Ballkan me partinë konservatore. Nuk e pashë kurrë. Nuk po sugjeroj se nuk ka prova, por unë nuk pashë diçka të tillë. Mendoj se është e rëndësishme që DASH duhet t’u përgjigjet anëtarëve të kongresit, t’i informojë në rrethana të klasifikuara nëse është kaq informacion kritik, por ata nuk kanë reaguar kurrë dhe mendoj se kjo është një akuzë e rëndë. Kur DASH shkon pas një partie konservatore në një vend tjetër dhe bën këto akuza dhe republikanët e Kongresit thonë ku janë këto prova, ku është ky informacion, na i tregoni edhe ne dhe ata nuk e kanë bërë, ke krijuar një dyshim.

Pyetje: Hetimet për Sali Berishën nisën që në administratën Trump?

Grenell: Unë nuk pashë asgjë të tillë. Anëtarët e Kongresit duhet të informohen. Vendimi qartazi u mor nga zoti Blinken. U detyrohemi anëtarëve të Kongresit që të bëjnë përpjekje dhe të marrin përgjigje.