Berisha: Do ketë edhe protesta të qëndrueshme! Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ shpëtoi opozitarizmin

140
Sigal

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha se në vend do ketë edhe protesta të vazhdueshme, por përparësi në këtë periudhë do ketë mbrojtja e votës.“Ajo që nuk është bërë është protesta e qëndrueshme. Për këtë mund të më kritikojnë shqiptarët, por ajo do bëhet. Sigurisht PD do të analizojë me hollësi dhe përgjegjësi të plotë të gjitha mangësitë e saj, por PD do të qëndrojë krahas saj në misionin e vet për rikthimin e votës së lirë shqiptarëve me bindjen më të thellë se me Edi Ramën, votim të lirë nuk ka në Shqipëri.

E dija që Rama do bënte çdo gjë për pronat e Himarës

Sali Berisha është shprehur gjithashtu  se arrestimi i Belerit ishte politike dhe për ta bërë të vërtetë arrestuan në dy të natës nënën e katër fëmijëve. Berisha ka bërë të ditur se kjo lojë e Ramës ka qëllim politik për të grabitur pronat në bregdetin e Himarës.”Unë dija se Rama është i aftë të bëjë gjithçka për pronat në Himarë. Një zonjë me 4 fëmijë e arrestojnë në dy të natës dhe kjo mjafton që gjithçka të  ishte politike se ai prokuror, ai polic që arreston në orën 2 të natës një nënë pa burrë në shtëpi është e ndaluar në kushtetutë. Kjo duhej për të argumentuar dhe lidhur manipulimin, që kishin kryer. A doli një studio televizive të shkojë të kjo zonjë, pasi fëmijët janë gdhirë të uluritur kur nuk kanë parë nënën e tyre aty? Ky është një veprim shtazor, që i bënte vetëm sigurimi i shtetit dikur dhe nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Berisha ka theksuar se një person i marrë peng është i gatshëm që të bëjë gjithçka që i dikton pengëmarrësi. Me kënaqësi të madhe dua të shoh një opozitë të bashkuar. Dua të them një gjë, dhe ja them me sinqeritet çdo shqiptari që njeriu i marrë peng të bën çdo gjë që ti do. Ai mbetet në duart e pengmarrësit dhe nuk ka forcë në botë që të çliron prej tij. Unë nuk dua kurrë që ata të jenë peng, por fakti është fakt! Unë kam një parim që besoj se është shumë e gabuar të pretendosh t’i arrish të gjitha, sepse nëse e kërkon këtë duhet të shkelë çdo parim dhe ky është një gabim fatal për njeriun. Unë do përpiqem që të bëj gjithçka të mundshme, por nuk besoj kurrë që të çliroj një peng nga pengmarrësi i një tipi si Rama, ndërsa për të tjerët nuk kam asnjë lloj kufizimi.