PD, Duma: Veliaj si kopja e keqe e Edi Ramës, zhduk emisionin investigativ, dhunon lirinë e shprehjes

471

Gazeta Telegraf/


Deklaratë
e Sekretares së Marrdhënieve me Publikun, Grida Duma

 

Dje ishte një ditë e
keqe për lirinë e medias, për lirinë e shprehjes për demokracinë në Shqipëri.

Erion Veliaj, si kopje e
keqe e Edi Ramës, si mëkëmbësi i tij për të gjitha aferat në Bashkinë e Tiranës
mbylli një emision investigativ në Vizion Plus.

Një emision që po
hetonte krimin e tij në Sharrë, aty ku humbi jetën dy muaj më parë 17 vjecari
Ardit Gjoklaj.

Teksa emisioni
“publicus”, ishte paralajmëruar dhe pritej të shfaqte dje në darkë investigimin
në Sharrë, rolin e përgjegjësinë e Erjon Veliajt në atë sipërmarrje të
paligjshme, korruptive e kriminale, papritur, televizioni Vizion Plus vendos të
mos e transmetojë dhe e mbyll programin.

Kjo është hera e dytë që
Erion Veliaj ndërhyn dhe mbyll programe që guxojnë të hetojnë mbi aferën e tij.
Në rastin e parë, Veliaj shkarkoi nga puna drejtoreshën e informacionit që
tentoi të hidhte dritë mbi Sharrën, kësaj radhe Veliaj zhduku emisionin
investigativ.

Kjo është një ngjarje e
rëndë për median, për lirinë e shprehjes, për një prej themeleve të
demokracisë. Një ngjarje e paprecedent që ndodh në një vend që kërkon të hapë
negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Erjon Veliaj si kopja e
keqe e Edi Ramës po shfaqet si një xhelat i medias dhe fjalës së lirë.

Partia Demokratike e
dënon ashpër këtë ngjarje dhe nxit organizatat e medias në vend që të reagojnë,
të ngrenë zërin, të mos pajtohen me këtë ndërhyrje brutale e të papranueshme të
Erion Veliajt.

Partia Demokratike beson
se partnerët ndërkombëtarë, ambasadorët e vendeve mike, do ta mbajnë shënim
rastin dhe do të mbajnë qëndrimin e duhur.

Ne i inkurajojmë autorët
e programit ta bëjnë publik investigimin e tyre.

Prokuroria e Tiranës
është nën detyrim ligjor të mos mbajë të mbyllura dosjet e Erjon Veliajt, por
të zbatojë kushtetutën e të cojë para hetimin për aferën korruptive e kriminale
të landfillit të Sharrës.

Nuk mund të pranohet më
që Erjon Veliaj, ky armik i ligjit, i medias dhe shprehjes së lirë të bëjë ctë
dojë me Bashkinë e Tiranës, me taksat e qytetarëve, e të sundojë televizionet e
gazetat në vend në emër të interesave të tij financiare e kriminale.

 

 

 

Sigal