Siguria në rrugë, Tahiri: Pas rripit të sigurimit, gjobat për celularin

493
Sigal

Gazeta Telegraf/ Që nga fillimi i muajit që
vjen, policia rrugore do të nisë një fushatë sensibilizimi për mospërdorimin e
celularëve në makinë. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha se pas
sensibilizimit dhe respektimit nga ana e qytetarëve për vendosjen e rripit të sigurimit,
kjo do të jetë fushata e dytë policisë që do të shoqërohet me gjoba dhe masa
ndëshkuese.“Policia rrugore ka konstatuar se mbi 90% e drejtuesve të mjeteve e
vendosin rripin e sigurimit aktualisht. I falënderoj të gjithë ata që drejtojnë
një makinë, sepse qoftë në rast sensibilimi qoftë në rast aksidenti, kosto që
do paguanin do të ishte shumë më e shtrenjtë. Për një muaj janë 11 mijë gjoba
për rripin e sigurimit. Me kaq pak punë, është arritur më shumë se në 20 vjet
për të mbajtur rripin e sigurimit”.Tahiri shtoi se kjo fushatë sensibilizuese
ka shpëtuar vetëm këtë muaj 9 jetë njerëzisht. “Falë kësaj fushate, kemi
shpëtuar vetëm 9 jetë njerëzish në një muaj. Vetëm duke sanksionuar dhe
kontrolluar në mënyrë rigoroze drejtuesit, kemi shpëtuar 9 jetë njerëzisht.
Nëse do vazhdonte kaosi i këtyre 20 viteve, do kishim kosto në shëndet dhe
jetë. Rëndësi ka që qytetarët të kuptojnë që çdo rregull vlen për të shpëtuar
një jetë, për të kursyer shëndetin që është kosto shtesë e shëndetësisë, duke
respektuar rregullat e kodit rrugor”.Më pas, Tahiri njoftoi nisjen e fushatës
së re anti-celular në timonin e makinës: “Policia rrugore do nisë masat
paraprake për sensibilizimin e mos përdorimit të celularit në makinë. Kjo është
çështja e dytë madhore që shkakton pasoja fatale në shëndetin e qytetarëve në
vendin tonë, ndaj do të marrim masa radikale që ta bëjmë një gjë të palejueshme
përdorimin e tij, – shpjegon Tahiri. – Do të shtojmë masën e gjobës për ata që
përdorin celularin. Çdo person që përdor celularin në makinë është një rrezik
për veten dhe shoqërinë. Ky është stacioni i dytë për të arritur gjithçka është
e mundur përmes masave sensibiluese”.