Presidenti Meta: Humbëm një figurë të shquar, profesor Hoxha do të mbahet mend për…

628
Presidenti i Republikës Ilir meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur dhe projektuesit të disa prej veprave më madhorë hidroenergjitike në Shqipëri, profesor Faudin Hoxhën.
Në letrën e tij zyrtare, Ilir Meta shkruan se Shqipëria ka humbur një figurë të shquar të botës akademike dhe një profesor të spikatur dhe të denjë të projektuesve të veprave madhore në territorin shqiptar.
“Presidenti i Republikës, duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, theksoi se: “Shqipëria dhe bota akademike humbën një figurë të shquar të shkencës dhe përfaqësues të spikatur e të denjë të plejadës së projektuesve të veprave madhore hidroenergjetike në Shqipëri.”
“Profesor Hoxha do të mbahet mend si një shkencëtar i rrallë e i mirëfilltë, i cili me kontributet e çmuara e thelbësore në fushën e tij të ekspertizës, projektoi e u dha jetë veprave mbresëlënëse hidroenergjetike anembanë vendit tonë, të cilat vazhdojnë të na japin dritë e të ndriçojnë shtëpitë e çdo qytetari shqiptar.
I pastë dritë shpirti!” – u shpreh Presidenti Meta.
Sigal