Kërcënimi i Neranxit, PBDNJ: Ngjarja e rëndë, dorë e huaj kërkon të shkaktojë konflikt të brendshëm

436
Sigal

Gazeta Telegraf/


Ngjarja e rëndë përsa i përket rendit dhe sigurisë së
jetës, por edhe dimensionit të saj politik, ku një person me veprimtari publike
dhe biznesmen sikundër z. Nikolla Neranxi, në vendlindjen e tij në Himarë, u bë
objekt agresioni dhe u kërcënua me jetë, përbën akoma një dëshmi të gjendjes së
rëndë që përjeton vendi.

Si PBDNJ kemi paralajmëruar në kohë sesi degradon situata
por edhe për përçapje interesash të errëta që operojnë në trevat e Himarës për
të shkaktuar frikë dhe për të demoralizuar banorët e saj për t’u aktivizuar
kundër tentativave të grabitjes së pronave dhe shfrytëzimit urbanistik që është
në evoluim të përditshëm. Për atë trevë dhe komunitetin e saj autokton janë të
huaja sjellje të kësaj natyre banditeske. Dorë e huaj kërkon të shkaktojë
konflikt të brendshëm.

Akti i ndërmarrë kundër z. Neranxi gjithashtu sjell në
vëmendje të opinionit publik se çfarë manipulimesh të rrezikshme janë duke u
zhvilluar në Himarë dhe mbarë shoqërinë shqiptare për të kontrolluar ndërgjegjet
dhe dhunuar të drejtën e reagimit publik ndaj politikave shtetërore.

PBDNJ do të vazhdojë të jetë përkrah të gjithë atyre
individualisht apo në pjesëmarrje shoqërore aktive luftojnë për të përmirësuar
situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri, të pjesëmarrjes qytetare në
jetën publike dhe të mbrojtjes në veçanti të komuniteteve të personave të
pakicave etnike, kulturore, fetare etj.