Partisë së Blushit i bashkohet shkrimtari Xhevahir Sapiu dhe tenori Agim Hushi

483
Sigal

 

Partisë së re të
Ben Blushit i janë bashkuar emrat e parë të njohur. Përveç deputetes Mimoza
Hafizi që edhe ajo u largua nga Partia Socialiste, në partinë e re janë
anëtarësuar tenori i njohur Agim Hushi dhe shkrimtari Xhevair Spahiu. Mediat
njoftojnë se partia e re e Ben Blushit do të quhet ‘Lista’ dhe do të
zyrtarizohet më datë 10 nëntor. Ditën e djeshme pati një takim mes
organizatorëve dhe mbështetësve të kësaj partie të re. 200 anëtarë prezantuan
statutin dhe programin e partisë ‘Lista’. Ben Blushi tha, se kjo parti do të
jetë parti e qendrës dhe do t’i shërbejë interesit publik. ‘Lista’ pozicionohet
si parti e qendrës, e cila nuk ndjek asnjë ideologji, por zgjidhje në interesin
publik. ‘Lista’ e përcakton veten si një organizatë politike e qendrës, që
beson se zgjidhjet janë më të rëndësishme se ideologjia. Interesi publik dhe
mbrojtja e tij është ideologjia e kësaj “Liste”, thuhet në programin e partisë
së re. Barazia gjinore do të zbatohet tek “Lista” dhe nuk do të ketë asnjë
paragjykim. “Kjo ‘Lista’ mbështet dhe zbaton parimet e barazisë gjinore. Kjo ‘Lista’
nuk paragjykon askënd për shkak të etnisë, gjinisë, moshës, përkatësisë fetare
apo statusit politik e social”, thuhet në programin e partisë së re. Mendimi
ndryshe do të pranohet dhe nxitet në këtë parti. “Kjo ‘Lista’ do të inkurajojë
dhe nxisë mendimin ndryshe në të gjithë veprimtarinë e saj”, thuhet në
programin e partisë së re ‘Lista’ që pritet të zyrtarizohet në ditët në
vazhdim. ‘Lista’ do të ketë dhe kufizim të mandateve. Personat e zgjedhur nuk
do të kenë të drejtë të mbajnë më shumë se dy mandate në të gjitha nivelet e
përfaqësimit.