Kryeministri Edi Rama: Po vendosim marrëdhënie te re me mjedisin

492
Sigal

Kryeministri ka mbledhur në një
takim në Kryeministri krerët e bashkive të vendit, si dhe ricikluesit ku po
diskutohet për ligjin për importin e mbetjeve të kaluar në Kuvend.

 

Rama tha se më këtë ligj po vendoset një
marrëdhënie e re me mjedisin.


Rama: Miratuam
para pak ditësh një ligj që siç e dini është një ligj që hapi një debat të madh
të cilin unë e konsideroj një mundësi të madhe për të nisur këtë punë dhe për
ta çuar në një nivel të ri për shkak edhe të këtij sensibiliteti që e ushqen
debatin. Sensibilitet terësisht i justifikuar po të kemi parasysh se çfarë ka
ndodhur në vendin tonë në vitet e tranzicionit me plehrat dhe mbetjet, me
fushat e bashkive për administrrimin e mbetjeve, lumenjëtë e plazhet, zonat
turistike, ato të trashëgimisë kulturore. Ky ligj harmonizon legjislacionin me
direktivën 1013 të BE për menaxhimin e mbetjeve. Është një ligj për të cilin
jemi të vetëdijshëm që nuk jemi në përputhje të plotë me direktivën e BE pasi
ligji ka kufizime specifike të vetëdijshme nga ana jonë që nuk i ka në asnjë
vend tjetër të BE, ose zonës që aspiron për tu bërë pjesë e BE. Ligji është më
i kufizuar sesa në Kosovë, Serbi, Mal i Zi, Bosnje dhe Maqedoni.