Kryeparlamentari Ilir Meta do të takojë të hënën homologun grek, Nikos Voutsis

420
Sigal

                                                             

Gazeta telegraf/ Më 11 tetor të 2016,
me ftesë të kryetarit të parlamentit helen z. Nikos Voutsis, mbrin për një
vizitë dy ditore kreu i parlamentit shqiptar z. Ilir Meta. Kjo vizitë në Athinë
është konfirmuar edhe nga ambasada shqiptare në Athinë. Kryetari i parlamentit
shqiptar z. Ilir Meta do të shoqërohet nga një grup deputetësh të partive të
ndryshme të parlamentit shqiptar, që përbën një rast të veçantë. Kreu i
parlamentit z. Meta do të takohet me homologun e tij, me kryeministrin Aleksis
Tcipras si dhe me kreun e partisë opozitare “Demokracia e Re” me z. Qiriako
Micotakis. Ky takim bëhet në frymën e një miqësie të mirëfilltë dhe për një
bashkëpunim akoma më të mirë midis dy vendeve fqinjë, por me një agjendë të
ngjeshur nga ana e z. Meta. Deri tani ende nuk është mësuar se çfarë përmban
kjo agjendë, si dhe cila është qëllimi i kësaj ftese nga helenët. Burimet pranë
ambasadës bëjnë të ditur se z. Meta ditën e hënë në mbrëmje ora 18.00 do bëjë
një takim me përfaqësues të emigrantëve shqiptarë.