Paralajmërimet e Bashës, reagon Rama: Një zë i ngjirur po bërtet, kuku për ty

420
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Me anë të një measzhi në “Facebook” Rama ka ironizuar fjalimin e liderit të opozitës, ndërsa theksoi se rivali i tij tregon përralla me zë të ngjirur. “Një zë i ngjirur bërtet për t’u treguar përralla qorrave që s’duan të shohin shurdhëve që s’duan të dëgjojnë#VajmedetPDvajmedet kuku për ty ”, citohet në mesazhin e Ramës.

Basha paralajmëroi sot Ramën se që prej javës tjetër nis mosbindja civile e lëvizjes popullore të drejtuar nga opozita në të gjithë vendin. Ai foli për një armatë paqësore të republikës së re nga jugu në veri e nga lindja në perëndim.

“Duke nisur nga sot kjo lëvizje e madhe popullore bëhet gati të shtrihet dhe çlirojë sheshet e republikës së vjetër përmes një aksioni të përshkallëzuar politik, përmes akteve të mosbindjes civile që do shpalose njëri pas tjetrit. Votime pa opozitën nuk do ketë, zgjedhje të diktuara nga krimi nuk do ketë. Nga java tjetër nis bashkimi i armatave paqësore të republikës së re nga jugu në veri nga lindja në perëndim. Fushëbeteja jonë e parë dhe fitorja jonë e parë kundër zgjedhjeve fasadë është Kavaja e lirisë dhe demokracisë”, deklaroi Basha.
Sigal