Panariti: I përgjegjshëm ose i pa përgjegjshëm, ja ku është dallimi !

96

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar në me anë të një postimi në facebook, lidhur me qëndrimin që ka mbajtur  Qeveria e Maqedonisë dhe Qeveria e Shqipërisë pas vendimit për mos hapje të negociatave. Ai shprehet se: “Qeveria e Shqipërisë shprehet : Përgjegjesia bie mbi ta (BE), ne jemi në rregull, nuk ka zgjedhje…!

Postimi i plotë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shprehet :Ata (BE) kanë problemet e tyre, por ne mbajmë pergjegjesine tonë. Pra, le te na gjykojë sovrani me zgjedhje të parakohshme. …………………………………… Qeveria e Shqipërisë shprehet : Përgjegjesia bie mbi ta (BE), ne jemi në rregull, nuk ka zgjedhje…! Shënim: Maqedonia përveç vetos franceze, mori një po, të vendosur nga e gjithë BE. Ndërsa Shqipëria, përveç vetos franceze mori jo nga Holanda jo nga , Danimarka, jo nga Spanja dhe një po me nëntë kushte nga Gjermania, por nuk ndjen përgjegjësi.. Ky është dallimi : I përgjegjshëm dhe i pa përgjegjshëm.