Shtetarët “depo milionash”, por deklarojnë… “xhepat bosh”

612
Prej disa ditësh, gazeta “Telegraf”, në bashkëpunim me portalin “Spending Data Albania”, një shërbim mediatik ky që merret me zbardhje faktesh nga korrupsioni dhe pasuritë e shtetarëve e politikanvë shqiptarë, po publikon edhe sot të dhëna të reja lidhur me investigimin e pasurive të shtetarëve, politikanëve të lartë si ministra, fuksianarë drejtësie, drejtues bashkie etj., të deklaruara prej vetë atyre në Inspetoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP). Edhe në këto deklarime, bie në sy përpjekja e turpshme deri qesharake funksionarëve të lartë të shtetit, për të fshehur pasuritë, duke deklaruar vetëm pagat, ndonjë pagë fëmije, bashkëshorteje, ndonjë pagesë “thërrime” si mësimdhenës në universitete, apo kurse private, apo disa “qindarka” të ardhura prej punimeve shkencore, ose si ndihma humanitare prej prindërve e gjysheve! Ministrat, gjyqtarët, deputetët, kryebashkiakët, prefektët, drejtorët, kryedoganierët, kryetatimorët, kryepolicët, diplomatët dhe krejt “ushtria” e shtetarëve shqiptarë vazhdojnë të deklarojnë të ardhura që përmbajnë vetëm pagat mujore. Pasuritë e dekaruara prej tyre “flasin” për nivel të ardhurash personale e familjare, që i kanë afro 70% e shqiptarëve të zakonshëm, të cilët nuk janë as ministra, as deputetë, as rektorë universitetesh, as kryedoganierë, kryediplomatë, as kryetatimorë, as kryepolicë, as kryegjyqtarë e as kryeprokurorë! Në deklarimet e bëra prej shumë shtetarëve, rezulton se nuk kanë as shtëpi banimi, as vetura, as paga bashkëshortësh e fëmijësh, ndërkohë që realisht (i shikojmë përditë) ata kanë jo nga 1, por nga 2, 3, 4 e 5 shtëpi banimi e vila “sheikësh”. Ndërkohë që kanë vetura lukzose për çdo pjestar të familjes edhe nxënës shkolle. Ndërkohë që kanë troje e biznese. Ndërkohë që bashkëshortët dhe fëmijët, i kanë të punësuar si shefa në institucione e shërbime publike, ku bëhen “lekë me thasë” prej aferave e abuzimeve. Ndërkohë që paguhen në disa borde institucionesh, kompanish private, këshilla bashkie, komunash, ujësjellësa, KESH, CEZ, në këshilla qarqesh, prefekturash, universitetesh private e shtetërore. Në deklarimet e tyre, konstaton “lista” borxhesh nga kredi bankare, nga karta krediti, nga blerje makinash e shtëpish, deri edhe borxhe të marra nga… mami, babi, motra, vëllai, kunati e komshiu! Natyrisht që këto “defterë bakalli” me “varfëri e ndershmëri”, nuk i beson askush! Pas publikimit në gazetën “Telegraf” të skandaleve të pjesëmarrjes së shtetarëve në disa borde me pagesa shtesë mbi pagat shtetërore që marrin për postet që kanë dhe pas publikimit, po në gazetën “Telegraf’ të pasurive të tyre të deklaruara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), shqiptarët kanë vërshuar në rrjetet sociale dhe në gazetën “Telegraf”, me denoncime për fakte të reja pasurish të shtetarëve, madje edhe duke bërë humor për “varfërinë ekstreme” në të cilën ata janë zhytur e po vuajnë me keq së shqiptarët e papaunë, se pensionistët, invalidët, jetimët dhe ata që paguhen me 18 dollarë ndihmë ekonomike në muaj, që këta shtetarë ua japin në emër të “mirëqenies së lartë ekononomike”! Ja pasuitë e deklaruara nga disa prej shtetarëve… 
Milena Harito, Ministre për Inovacionin dhe Administratën
1. Bashkëpronar me 50%, shtëpi banimi në Francë, me blerje me sip. 210 m2, në vlerën 905 000 euro. 
2. Pronar me 100%, studio në Francë, me blerje me sip. 24.4 m2 në vlerën 24 000 euro. 
3. Pronar me 100%, dyqan në Tiranë, me blerje me sip. 116.6 m2 në vlerën 10.200. 000 lekë. 
4. Bashkëpronar me 25% apartament, me blerje nga prindërit, me sip. 73.6 m2 në vlerën 8.494 lekë. 
5. Bashkëshorti, bashkëpronar me 25% i apartament në Tiranë, me blerje nga prindërit, me sip. 70 m2 në vlerën 9 000 lekë.
6. Bashkëpronar me 50%, llogari bankare në Francë në vlerën 4.441 euro. 
7. Bashkëpronar me 50%, llogari kursimesh në Francë në vlerën 2.227 euro.
8. Llogari kursimesh në Francë, në vlerën 2 227 euro. 
9. Bashkëpronar me 50%, llogari bankare në Francë në vlerën 10.709 euro. 
10. Bashkëpronar me 50% i llogari bankare në Francë në vlerën 52 euro. 
Bashkëshorti zoti Shteto llogari kursimesh të ndërmarrjes në vlerën 2 400 euro. 
11. Llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në vlerën 4116 euro. 
12. Llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në vlerën 3172 lekë.
13. Borxh i pashlyer në vlerën 233.763, euro për kredi bankare në Francë. 
14. Borxh i pashlyer në vlerën 133 022, euro për kredi bankare në Francë.
Saimir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshme
1. Paga si Deputet 1 783 750 lekë.
2. Bashkëshortja: Paga si pedagoge: 787.980 lekë.
3. Bashkëshortja: Orë suplementare dhe pagesa për orët në sistemin “part-time”: 426. 816lekë.
4. Detyrime të të tretëve, nga kontrata për shitjen e automjetit tip “Audi-A8”: 1.000. 000 lekë.
Klajda Gjosha, Ministre e Integrimit
1. Paga si Ministre e Integrimit Europian 1. 325 239 lekë.
2. Anëtare e Bordit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit në vlerën 31 624 lekë.
Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë
1. Paga si Ministër 530 520 lekë.
2. Qira e ambienteve suplementare të shtëpisë në Francë 9600 euro.
3. Qira e ambienteve suplementare të shtëpisë në Francë 7100 euro.
4. Qira studio në Francë 3 600 euro.
5. Bashkëshorti të ardhura nga paga në Credit Agricole, Paris 86.960 euro.
6. Bashkëshortja, të ardhura nga paga shtator-dhjetor 2013 në Credit Agricole, Paris 22.029 euro.
7. Të ardhura nga mësimdhënia për Fakultetin e Shëndetit Publik në vlerën 352 665 lekë.
8. Të ardhura nga puna për Ministrinë e Punëve të Jashtme në vlerën 453 671 lekë.
9. Të ardhura nga puna si Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave në vlerën 672 367 lekë.
10. Të ardhura nga puna mësimdhënie tek Shkenca Natyre 34 994 lek.
11. Bashkëshortja zonja Narin Panariti të ardhura nga puna për Grontmij shpk në vlerën 45 294 euro.
12. Bashkëshortja të ardhura nga interesat bankare 40 458 lekë.
13. Bashkëshortja të ardhura në vlerën 1 900 euro nga interesat e depozitës së kursimit në valutë.
14. Bashkëshortja zonja Panariti të ardhura nga puna për Fakultetin e Shkencave të Natyrës në vlerën 102 137.72 lekë.
15. Bashkëshortja zonja Panariti të ardhura nga mësimdhënia në vlerën 102 137.72 lekë.
16. Pagesa nga DRSSH në vlerën 44 449 lekë.
17. Shpenzime familjare në vlerën 2.656. 941 lekë.
18. Bashkëshortja zonja Narin Panariti shpenzime shkollimi e jetese të djalit, në vlerën 11.479 euro.
19. Bashkëshortja, përmirësime strukturore në apartamentin ekzistues në vlerën
20. 11.570 euro.
21. Bashkëshortja, përmirësime strukturore në apartamentin ekzistues në vlerën 4.300.600 lekë.
Lefter Koka, Ministër i Mjedisit
1. Paga si ministër: 1 725 239 lekë.
2. Bashkëshortja: paga si administratore e “Ëind-co shpk”: 955 420 lekë.
3. Bashkëshortja: të ardhura nga qira në vlerën 630 000 lekë.
4. Kontratë shkëmbimi me “Ëind-co shpk” Nr 578208, datë 12.06.2013, sipërfaqe 3324 m2 tek objekti pistë “Ventus” 1. 672. 400 euro, në këmbim të këtij objekti “Ëind-co shpk” ka përfituar nga Lefter Koka truall me 994.5 m2 me ndërtesë 248.2 m2 Durrës Hamallaj dhe gjysmën e truallit prej 403 m2.
5. Bashkëshortët kanë përfituar nga një kontratë me ALUIZNI-n një sip truall 403.9 m2, me vlerë 507. 703 lekë.
6. Apartamente 1347.8 m2 si pasojë shkëmbimi pasuror.
7. Bashkëshortja ka përfituar me kontratë shitje të pronës ish-publike me palë shitëse Ministria e Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, truall 231.49 m2, ish Ndërmarrja Elektromekanike Durrës, vlera në lek 4. 166. 820 lekë.
Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban
1. Paga dhe shpërblime si deputete 1 851 850 lekë.
2. Paga dhe shpërblime si Ministre 347 751 lekë.
3. Paga si pedagoge e jashtme tek Fakulteti i Punëve Sociale 140 400 lekë.
4. Paga si pedagoge e jashtme tek ISSAT 30 000 lekë.
5. Të ardhura nga angazhimi në projektin PDS2 në vlerën 720 euro. 
6. Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh: Nuk ka 
7. Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhëniesNuk ka 
8. Bashkëshorti zoti Gjermeni paga dhe shpërblime si Drejtor i Operacioneve Monetare në BSH 4 175 618 lekë.
9. Bashkëshorti zoti Gjermeni interesa neto; 1.110.218 lekë që vijnë nga investimi në Letra me Vlerë të Qeverisë. 
Drejtësia
Admir Thanza, Gjykata e Lartë 
1. Paga si Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese: 707 378 lekë.
2. Paga si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë: 1 147 556 lekë.
3. Të ardhura nga mësimdhënia pranë Fakultetit të Drejtësisë në UET: 1 782 euro.
4. Të ardhura si ekspert në trajnimet në Shkollën e Magjistraturës 40 000 lekë.
5. Të ardhura nga mësimdhënia pranë Fakultetit të Drejtësisë Justiniani i Parë 44 311 lekë.
6. Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies Interesa në vlerën 275 672 lekë nga Bonot e Thesarit pranë Bankës së Shqipërisë, pjesë e regjimit martesor.
7. Bashkëshortja: xhiro vjetore nga ushtrimi i aktivitetit privat të noteres: 5 132 369 lekë.
8. Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë Detyrime paguar nga të tretë për pagesa kalimtare 235 343 lekë.
9. Detyrime të paguara në vlerën 10.000 euro, kontratë sipërmarrje 55.000 euro për një pasuri të paluajtshme në Durrës me sip. 99.55 m2, pjesë e regjimit martesore.
Artan Zeneli, Gjykata e Lartë
1. Paga dhe shpërblime si Anëtar i Gjykatës së Lartë: 1 685 436 lekë.
2. Anëtar i Bordit Drejtues të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor 18 873 lekë.
3. Bashkëshortja: paga e shpërblime pranë Raiffeisen-Bank: 7 683 415 lekë.
3. Detyrime të papaguara: 123 916 euro për një kredi në valutë në bankë të nivelit të dytë.
4. Detyrime të papaguara: 14 865 euro për një kredi në valutë në bankë të nivelit të dytë.
————————————–
Lulzim Basha: Pasuria e deklaruar në fund të vitit 2013, jeton vetëm me pagën si kryetar bashkie
———————————-
Jorgo Goro, kryebashkiak i Himarës: Punon vetëm për popullin, jeton më keq se populli
Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet 
1) Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 720.000 lekë.
Të ardhura nga Bonuse Nuk ka
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh 
1) Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut 140.400 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies 
1) Të ardhura totale nga interesat bankare 12 074 lekë. Të ardhurat janë pjesë e regjimit martesor.
2) Të ardhura nga interesa bankare 12 374, në pronësi 100%
Të ardhura Qiradhënie Nuk ka
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale Nuk ka
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione Nuk ka
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit Nuk ka
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi Nuk ka
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare 
1) Bashkëshortja: të ardhura nga paga 240.000 lekë
2) Bashkëshortja:të ardhurat nga interesa bankare 1 916 lekë.
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë Nuk ka
Gjon Bardhi, kryebashkiak në Fushë-Krujë
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet 
1) Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 1 008 000 lekë.
Të ardhura nga Bonuse 
1) Të ardhura nga bonuse për transportin si Kryetar Bashkie 330 000 lekë.
2) Të ardhura nga bonuse për telefonin si Kryetar Bashkie 28 000 lekë.
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh 
1) Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut 151 200 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies Nuk ka
Të ardhura Qiradhënie 
1) Të ardhura nga qiradhënia e një apartamenti banimi 16 950 euro.
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale Nuk ka
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione Nuk ka
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit Nuk ka
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi Nuk ka
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare 
1) Bashkëshortja: të ardhurat nga paga 750 000 lekë.
Sigal