Shkrirja e Kuvendit?! Nishani i përgjigjet Berishës: Do zbatoj vetëm Kushtetutën!

501
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Berisha për shkrirje të Kuvendit. I pyetur nga gazetarët, Nishani ka deklaruar se në çdo rast Presidenti do të veprojë mbi bazën e Kushtetutës. “Prerogativat, detyrat dhe angazhimet e Presidentit të Republikës janë qartazi të përcaktuara në Kushtetutë. Kështu që në çdo rast dhe në çdo rrethanë Presidenti do të ndjekë dhe do të zbatojë kushtetutën dhe vetëm Kushtetutën”, ka thënë Nishani. Deklaratat e Nishanit u bënë pas homazheve që Presidenti zhvilloi në nder të viktimave të sulmit terrorist në Bruksel mëngjesin e 22 Marsit. “Akte të tilla barbare nuk e pengojnë civilizimin e Evropës. Të vendosur për të qenë krah aleancës për të luftuar terrorizmin”, ka shtuar Kreu i Shtetit.
Sigal