Paditi gazetarin e ‘Bild’/ Këshilltari i Merkel: Së shpejti Rama para gjykatave ndërkombëtare

658
Sigal

Këshilltari i kancelares gjermane Angela Merkel, Martin Henze ka reaguar pas lajmit se kryeministri Edi Rama ka paditur gazetarin gjerman Piter Tiede pas publikimit të përgjimeve në gazetën më të madhe në Europë, “Bild”.

Sipas Henze, së shpejti Rama do jetë së shpejti i pandehur në gjykatat ndërkombëtare.

“Peter, këto janë tronditjet e fundit të një autokracie, Zoti Rama do të jetë së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar”, shprehet Henze.

Ai gjithashtu shprehet se BILD është një “organet më të mira të shtypit”. “Ne kemi lirinë e shtypit”, shton Henze, i cili përgëzon edhe gazetarin Peter Tiede për artikujt e publikuar: “Bravo, vazhdo punën e mire”.

Përmes një postimi në Twitter, Kryeministri Edi Rama u shpreh se i kishte dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor me gazetarin Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve në gazetën “BILD”.

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”,- shkruan Rama.

Në të njëjtin status ka komentuar vetë gazetari gjerman Tiede, i cili pyet Ramën: Dhe pse më akuzoni ju mua? Për publikimin e vërtetë të audi-përgjimeve të BILD”.

Kujtojmë që përgjatë këtij muaji Piter Tiede ka publikuar në gazetën gjermane “Bild” përgjime të dosjeve 339 dhe 184 në lidhje me skandalin e blerjes së votave në Shqipëri, përkatësisht në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës në Durrës, si edhe në zgjedhjet lokale të 2016-ës, në Dibër. Nga përgjimet, del se funksionarë të lartë, deri tek kryebashkiaku Vangjush Dako, si dhe ministra të qeverisë Rama, si Gjiknuri e Tahiri kanë komunikuar me personazhe të botës së krimit, të vënë në funksion të mbledhjes së votave, përmes shantazheve që iu bënin njerëzve.