OSBE kundër Ramës për paketën antishpifje: AMA s’mund të jetë gjykatë për të vendosur gjoba dhe ndaluar artikuj

151

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, sot publikoi një shqyrtim ligjor të Projektligjit për Shërbimet e Medias në Shqipëri, pas disa konsultimeve mbi procesin e hartimit me përfaqësuesit e Qeverisë në muajt e fundit. Duke u ndalur te ligji i ri për mediat, OSBE vëren kompetencat e shtuara për AMA-n, duke theksuar se ky institucion nuk mund të vihet në rolin e Gjykatës.

“AMA nuk mund të marrë kompetencat e gjyqësorit. AMA nuk mund të vendosë gjoba apo bllokime. Kjo masë duhet të zbatohet në raste shkeljesh të rënda. Ka përmirësime të dukshme kundrejt versioneve të mëparshme. E nevojshme të respektohen standartet ndër- kombëtare”,thuhet në analizën e Dr. Joan Barata Mir, një ekspert i pavarur për lirinë e medias. Ai nënvizon më tej përmirësime të dukshme krahasuar me versionet e mëparshme të cilat janë shqyrtuar dhe ndarë me autoritetet në janar dhe qershor të këtij viti.

Përfaqësuesi theksoi: “Është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend“.

“Zyra ime ka qenë e përfshirë në një proces të gjatë konsultimi gjatë hartimit të këtij legjislacioni“, tha Désir, “e vlerësoj bashkëpunimin konstruktiv me autoritetet që çuan në përmirësime të shumta”.

“Megjithatë, ende nevojiten përmirësime të mëtejshme të ligjit”, tha Përfaqësuesi, duke shprehur shpresën se kjo do të bëhet gjatë procesit parlamentar.

Raporti i plotë i OSBE