Përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi i PD, Spaho: Basha riktheu praktikat e diktaturës

265
Sigal

Deputeti Edmon Spaho ka reaguar pas njoftimit të Kuvendit se 4 deputetë të PD janë përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat. 

Spaho akuzoi Bashën duke theksuar se riktheu kohën e diktaturës kur përjashtoheshin dhe internoheshin njerëzit.

Nuk e kisha menduar kurrë se Lulzim Brava do na sillte në kohën e diktaturës kur përjashtohen njerëzit dhe internohen, unë tani pres të më vijë njoftimi për internim mbase në fshatin Garbian të Lushnjës.

Nuk më përjashton dot mua njeri nga grupi i PD, pse? Sepse kam ardhur kur tërhiqnim me zinxhrë bustin e Leninit.

Nuk më përjashton dot ai i cili futi njerëz të inkriminuar brenda selisë. Nuk ka të ardhme me këtë njeri që ka humbur katër palë zgjedhje dhe prapë hiqet si e ardhmja e shqiptarëve me një njeri që mashtron anëtarët.

Por do i vijë dita mos të kujtojë se demokratët do e lënë me kaq këtë“, tha Spaho gjatë seancës së Kuvendit.