Opozita e bashkuar/ Jo marrëveshje të fshehta, gati paketa e propozimeve. Deri në vendimin e 18 tetorit, nuk do ketë protesta

437
Sigal

Aleatët e Opozitës: Nuk ka protesta deri në 18 tetor, data e vendimmarrjes së BE për Shqipërinë

 

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zbuloi se çfarë u diskutua gjatë takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe aleatët, mbrëmjen e kaluar në Ishëm të Durrësit. “Është një takim sa formal dhe informal, ku diskutuan dy çështje ideja për të pasur një platformë të plotë për Shqipërinë Evropiane dhe ideja e një organizimi më të qenësishëm dhe koordinimi të veprimtarisë opozitare. Ne diskutuam pikërisht për këto dy çështje. Për të vijuar me Reformën Zgjedhore, për të luftën kundër krimit. Jemi përballë vendimit për hapjen e negociatave. Për të gjitha këto pati një frymë pozitive për të ecur në një rrugë të përbashkët.”- u shpreh Mediu. I pyetur nëse do të ketë më protesta, pasi janë hequr gardhet mbrojtëse tek kryeministria, Mediu u shpreh se protestat do të vijojnë, por nuk duhet të fokusohen vetëm tek protesta, për të mos lënë mënjanë interesa të tjera të rëndësishme për shqiptarët. “Nëse opozita heq dorë nga protestat do të thotë se heq dorë nga qytetarët. Unë mendoj se protesta është gjëja më e vlefshme për demokracinë, sepse do të thotë një mos pajtueshmëri me të keqen. Nuk është diskutuar për heqje dorë, por forcimin,. Por kjo nuk do të thotë të fokusohemi vetëm tek protesta duke lënë menjëanë interesa të tjera të rëndësishme për shqiptarët.”– deklaroi më tej Mediu. Ndërkohë që i pyetur për zërat që qarkullojnë se ka një marrëveshje me Rama-Basha, kreu i PR-së deklaroi se hëpërhë nuk ka një marrëveshje, por theksoi rëndësinë e dialogut ndërmjet palëve. “

Dashamir Sehi zbulon prapaskenën: Jemi gati për marrëveshjen e re me qeverinë, por me kushte

 

Dashamir Shehi, kreu i LZHK, deklaroi se opozita është gati për marrëveshjen e re me qeverinë po me kushte. “Po përgatisim një platformë për të hyrë në bisedime. Duhet të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor. Qëllimi i platformës është krijimi i një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të lira“, ka deklaruar Shehi. Shehi ka zbardhur disa nga pikat e platformës që po hartohet për marrëveshjen e re politike. “Nuk do të ketë marrëveshje poshtë tavolinës”, garantoi ai, teksa tha se pas 18 tetorit, opozita do të dalë në shesh.