Olli: Veliaj të ndajë banesat sociale, të mos i bllokojë ato

40
Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, i ka bërë thirrje kryebashkiakut, Erion Veliaj që të thërrasë së më parë mbledhjen e këshillit për të bërë ndarjen e banesave sociale.
Në një deklaratë për mediet, Leonard Olli tha se Veliaj duhet të heqë dorë nga spektaklet mediatike dhe të ndërhyjë për të ndarë banesat sociale për rreth 200 familje, që sipas tij, kanë më shumë se një vit që kanë përfunduar punimet.
“Veliaj duhet të heqë dorë nga show mediatik dhe të ndajë banesat sociale e të mos i bllokojë ato. Këto banesa sociale ka një vit që kanë përfunduar dhe ka më shumë se një vit që janë kryer të gjitha procedurat ligjore për shpërndarjen e tyre, por për fat të keq, prej më shumë se pesë muaj 200 familjet që kanë përfituar të drejtën e strehimit, mbeten me të drejtë të privuar”, tha Olli.