Ngrihet komisioni hetimor për shkarkimin e Çefës dhe Lelçajt

85

TIRANE – Parlamenti votoi ne seancen e sotme, me 75 votat e mazhorances ngritjen e komisionit hetimor që do të kërkojë shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, konkretisht, nënkryetarit Elvis Cefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj.
 
Komisioni do të funksionojë për 1 muaj, i përbërë nga 9 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
 

5 deputetët e mazhorancës:
Armando Subashi
Taulant Balla
Ulsi Manja
Spartak Braho
Besnik Bare
 
4 emrat e tjerë i takojnë opozitës e cila vijon bojktotin parlamentar prej muajit Korrik, që pas incidentit të ndodhur në Kuvend me deputetin Strazimiri dhe dy socialistët Ndreu e Ndoka. Opozita e ka cilësuar si të jashtëligjshme kërkesën për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 
Sipas projektvendimit të Komisionit të Ligjeve është parashikuar që drejtimin e këtij komisioni ta ketë mazhoranca si grupi nismëtar për ngritjen e komisionit hetimor. Afati i parashikuar për këtë komision është një muaj dhe pritet që javën që vjen të bëhet edhe seanca e parë e konstituimit të tij.
 
Pas konstituimit të komisionit hetimor, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj do të kalojnë në hetim parlamentar lidhur me veprimtarinë e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe sipas të gjitha gjasave, pasi të mbaroi afati i komisioni mazhoranca do të votojë edhe shkarkimin e dy anëtarëve të KLD