Ndarja territoriale, sot KQZ-ja jep vendimin për referendumin

56

129 njësi vendore kundërshtojnë vendimin e Parlamentit për ndarjen e re territorial

Sot KQZ-së i duhet të marrë vendimin më të rëndësishëm që nga zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit të kaluar, të cilat sollën në pushtet të majtën. Anëtarët e organit më të lartë zgjedhor pritet që me votën e tyre ti jonë “Po” ose “Jo” kërkesës së njësive vendore që kanë kundërshtuar ndarjen e re territorial të Parlamentit Shqiptar dhe kërkojnë referendum për të pasur statusin që kishin. Sipas listët publike të bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bëhet fjalë për 129 njësi vendore që janë ankimuar dhe sot presin vendimin e KQZ-së për fatin e referendumit të kërkuar prej tyre. Referuar listës përkatëse, konstatohet se pjesa më e madhe, pothuaj të gjitha njësitë vendore që janë ankuar për ndarjen territorial, janë të spektrit të djathtë. Bile, gjatë komunikimit nga titullarja e KQZ për ditën dhe orën e mbledhjes për shqyrtimin e kërkesës së 129 njësive vendore, instinktivisht la kuptohet se kjo kërkesë, pra referendum, është iniciuar e drejtuar nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, sot në opozitë. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e premte, më datë 14.11.2014, ora 09:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Projekt-vendim: ‘Për shqyrtimin e kërkesave të grupeve nismëtare, për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi vendor në Komunën/Bashkinë, sipas lidhjes bashkëlidhur’-thuhet në njoftimin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në votimin në parlament, PD-në e ‘tradhtoi’ dhe një aleatët në opozitë, Shpëtim Idrizi i PDIU. Kërkesa për referendum e këtyre njësive vendore, në kundërshtim të ndarjes së re territorial, prej muajsh, veçanërisht deri në ditën e votimit në parlament, ka qenë objekt debate mes PD-s e PS-s. Të djathtët e kanë cilësuar ndarjen si ‘ndarje elektorale’ me qëllim përfitimi nga e majta, gjë e cila është kundërshtuar nga PD, LSI e aleatët. Sot, pritet shqyrtimi I kërkesës dhe më pas vendimi për referendumin. Ja njësitë vendore që kanë kërkuar referendum.

LISTA

Kerkesa per zhvillim Referendumi

 

 

Komuna
  Perparim
Pajove
Gjocaj
Sheze
Qender Leskovik
Bashkia Leskovik
Orosh
Fan
Kthelle
Otllak
Lumas
Vertop
Ksamil
Bicaj
Cakran
Topojan
Gose
Kryevidh
Golem
Luz I Vogel
Lekaj
Synej
Helmez
Shishtavec
Maqellar
Surroi
Kolonje Lushnje
Shengjergj
Dajt
Baldushk
Zallherr
Farke
Krrabe
Berzhite
Pojan
Terbuf
Mollas Erseke
Melan
Kastriot Diber
Guri I Zi
VigMnel
Dajc
Fratar
Paskuqan
Zallbastar
Petrele
Rrethina
Ana Malit
Postribe
Kult
Kashar
Fier Shegan
Hys Gjokaj
Bubullime
Tomin
Velipoje
Ungrej
Shenkoll
Fajza
Golaj
Gjinaj
Ostren
Trebishte
Shllak
Strume
Dardhas
Hudenishte
Cerrave
Velcan
Bucimas
Shupenze
Bashkia Mamurras
Milot
Brataj
Fushe cidhen
Ruzhdije
Terthore
Dishnice
Petran
Suke
Funar
Thumane
Cudhi
Bytyc
Tropoje Fshat
Fierze
Bujan
Pirg
Lis
Macukull
Ndroq
Rrase
Kajan
Grekan
Fierze elbasan
Peze
Luzni  Diber
Preze
Zavaline
Hotolishte
Mollas Elbasan
Gjinar
Tregan
Gracen
Labinot Mal
Derjan
Bradashesh
Bashkia Fushe kruje
Bubq
Nikel
Bërxull
Vreshtas
Xhafzotaj
Levan
Shtiqën
Gorë
Vergo
Lazarat
Qendër, Malësi e Madhe
Shkrel
Kelmend
Proptisht
Vaqarr
Kastrat
Lunxheri
Muhur
Arras
Xare
Markat