Monika Kryemadhi: LSI është e vetmja parti që do qeverisë me përulësi, do i japë fund oligarkisë

478
Kandidatja për deputete në Qarkun e Elbasanit, nënkryetarja e LSI-së, këtë radhë ka qenë në një aktivitet në qytetin e Lezhës. Nga atje ka folur për rrëzimin e oligarkisë nga pushteti
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorët e qytetit të Lezhës, ku u prezantuan edhe kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kandidatët e LSI-së për qarkun e Lezhës, zëvendëskryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, qytetarë, simpatizantë etj. Duke folur përpara qytetarëve të Lezhës, Kryemadhi u shpreh, se Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë e parë në zgjedhjet parlamentare, pasi është e vetmja forcë politike që i ofron një shans të gjithëve.

“Ne sot kemi një mision, me votën tonë duke i dhënë LSI-së forcë e parë, drejtimin e qeverisë, sepse me drejtimin e ri ne do të kemi shansin për të qenë evropianë të vërtet. Do të kemi shanse për të qenë të lirë në vendin tonë. Ne e kemi një shans në datën 25 qershor për të rikthyer fuqinë, për të rikthyer punën, për t’i rikthyer identitetin dhe integritetin që i takon Lezhës duke votuar numrin 1”,- tha zëvendëskryetarja e LSI-së. Kryemadhi gjithashtu u ndal në fjalën e saj tek alternativa që ofron LSI duke theksuar se Lëvizja Socialiste për Integrim është e vetmja parti që do të qeverisë me përulësi duke i thënë fund tiranisë dhe oligarkisë që u tentua të vendosej në Shqipërisë.“Kjo është një tirani që oligarkia ka kërkuar ta vendosë në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë. LSI është e vetmja forcë politike, e cila me drejtimin e saj të ri do të jetë një parti që do të qeverisi me përulësi, me dashuri, me respekt për të gjithë qytetarët, fshatarët, katundarët, malësorët kudo ku janë në Shqipëri”, – nënvizoi Zëvendëskryetarja e LSI-së.
Sigal