Ministrja Klajda Gjosha nxjerr bllof kryeministrin

516
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama në intervistën për France 24, ku tha se ligji për importin e plehrave është përafruar me atë të legjislacionit të BE-së. Gjosha thekson se jo çdo ligj i BE-së është i përshtatshëm për Shqipërinë, duke shtuar se si fillim duhet të riciklojmë plehrat që kanë mbytur Shqipërinë, pastaj të mendojmë për të botës.
“Së pari, Shqipëria është ende një vend në zhvillim, ku jo çdo legjislacion i BE-së i shkon për shtat në këto momente standarteve dhe kushteve në të cilat ne ndodhemi dhe aq më tepër tolerancës ndaj riciklimit të mbetjeve të huaja. Eshte më mirë të tregojmë që dimë të riciklojmë edhe këto mbetjet tona që në zona të tëra të Shqipërisë i gjen edhe pranë qendrave të banuara, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve. Së dyti, duhet të marrë fund fshehja pas BE-së dhe duhet të fillojmë t’i japim fund alibive tona për interesa të ngushta. Dhe nëse vërtet duam t’i ngjasojmë sado pak Europës duhet të dëgjojmë zërin e qytetarëve, që pikërisht për këtë çështje foli me një zë më të lartë se kurrë!” – shkruan Gjosha në FB.
Sigal