Damian Gjiknuri: Pas triumfit të zgjedhjeve të 14 mjait, Librazhdi do njohë projekte transformuese për qytetin dhe qytetarët

97
Sigal

Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i Elbasanit ka qenë i pranishëm në ceremoninë e betimit të kryebashkiakut të Librazhdit. “Në ceremoninë e betimit të kryetarit të bashkisë Librazhd, Mariglen Disha dhe konstituimit të Këshillit Bashkiak të zgjedhur në 14 maj.

Me Mariglenin në krye të punëve do çojmë përpara projektet transformuese për qytetin dhe qytetarët”, -shkruan Gjiknuri.

Kujtojmë se kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 14 majit, Mariglen Disha fitoi bashkinë e Librazhdit. Sipas rezultateve të KQZ-së, Disha ka fituar me 74.45 % të votave, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shefki Çoka ka marrë 25.55 %.