Ministri Vasili, në takimet me Lu e Borchardt: Do zbatojmë shpejt e me eficencë refomën në drejtësi

82
Dy ambasadorët: SHBA-BE, do japin mbështetje të plotë për procesin, deri në finalizimin e plotë
Ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili, i ftuar në një intervistë për “Report TV” ka folur rreth bisedës që zhvilloi me ambasadorin e SHBA, Donald Lu. Ministri Petrit Vasili, u shpreh se në fokus të takimit me zotin Lu, ishte vetëm reforma në drejtësi. Sipas tij, ambasadori amerikan Donald Lu, kërkoi dhe mbështeti një rol gjithnjë e më aktiv të zbatimit të reformës në drejtësi. Sipas deklarimit të ministrit Petrit Vasili, “Fokusi i bisedës me ambasadorin e SHBA, Z. Donald Lu, ishte një: ecuria e zbatimit të shpejtë të reformës në drejtësi. Ambasadori kërkoi dhe mbështeti një rol gjithnjë e më aktiv të reformës në drejtësi. Bashkëndamë të njëjtin vullnet, me të cilin Ministria e Drejtësisë do bashkëpunojë. Nuk duhet të devijojmë nga çfarë përcaktohet në Kushtetutë. Gjithë diskutimi u përqendrua te kjo reformë”, tha Vasili. 
Po kështu, ditën e djeshme, ministri i Drejtëissë, Z. Petrit Vasili, ka zhvilluar një takim pune edhe Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili ka zhvilluar një takim me Kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasadorin Bernard Borchardt. Në nisje të këtij takimi, z. Borchardt e ka cilësuar Ministrinë e Drejtësisë si një nga partneret më të afërta dhe më të mira, me të cilën janë zhvilluar dhe finalizuar me sukses disa nisma të rëndësishme bashkëpunimi. Në këtë kuadër, Ambasadori Borchardt e ka njohur Ministrin Vasili me disa projekte aktuale, përmes të cilave prezenca e OSBE po e asiston aktualisht sistemin e drejtësisë dhe që lidhen kryesisht me shërbimin e provës, sistemin penitenciar etj. Ministri Vasili e ka inkurajuar z. Borchardt për të vijuar punën në konkludimin me sukses të këtyre projekteve duke garantuar mbështetjen maksimale nga institucioni që ai drejton. Ministri Vasili e ka vlerësuar takimin, si një hap të parë të rëndësishëm të marrëdhënieve me OSBE, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së mbështetjes së saj edhe në drejtim të zbatimit të strategjisë për drejtësinë. Ndërkohë, Ambasadori Borchardt gjatë diskutimit është shprehur pozitiv lidhur me mbështetjen që mund të ofrojë OSBE për implementimin e kuadrit të ri ligjor, veçanërisht në drejtim të procesit të dekriminalizimit.