Hafizi: Ju rrëfej mesazhin kërcënues nga Rroshi për Blushin

477
Deputetja socialiste Mimoza Hafizi, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me denoncimin e hapur që bëri Ben Blushi për një mesazh të ardhur në telefonin e tij nga kreu i Bashkisë së Kavajës.
“Jam dëshmitare e çasteve të para të mbërritjes së sms së kryebashkiakut të Kavajës në telefonin e deputetit Blushi. Ishte një mesazh rrënqethës për nga guximi që të kërcënohet hapur një deputet, nga motivi politik i kërcënimit për shkak të detyrës së deputetit, nga fjalori i rëndë shokues. Nuk kam pasur asnjë komunikim personal mes deputetit dhe kryebashkiakut, siç u pretendua nga kryetari i grupit parlamentar PS. Si nuk pyeti dikush nga pushteti se çfarë përmban ai mesazh? Si ka mundësi që dje në parlament dhe sot i gjithë pushteti po mbron kërcënuesin? Po nxisin kërcënime të tjera? Po inkurajojnë vazhdimin e dhunës?”, është shprehur Hafizi.
Sigal