Tiranë, goditet grupi i trafikut të armëve

451
Policia e Tiranës ka njoftuar mëngjesin e sotëm ndërmarrjen e një operacioni masiv kundër kontrollit dhe trafikimit të armëve. Sipas një komunikimi me shtypin, në pranga kanë rënë dy persona, ndërsa janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje dhjetëra të tjerë. Operacioni është ekzekutuar pas hetimeve disamujore, të koordinuara mes policisë dhe Prokurorisë së Tiranës dhe asaj të Korçës. Gjatë operacionit është sekuestruar një arsenal i konsiderueshëm armësh, mes të cilave edhe nga ato të kalibrave të rëndë. Mes tyre janë 57 kallëpe tritol të masës 400 gramë secila, 103 granata sulmuese me rreze shpërthyese deri në 200 metra, etj. Personat e arrestuar janë identifikuar ndërkohë si shtetasit Adil Mersinllari, 42 vjeç nga Korça dhe Bledar Muçollari, 32 vjeç dhe po ashtu nga qyteti juglindor.
Sigal