Elbasan, abuzuan seksualisht me 12-vjeçaren, në pranga 3 persona

458
ELBASAN – Në prangat e policisë së Elbasanti janë vënë tre shtetas të cilët akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion dhe kryer marrdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inicialet J.H, 12 vjeç, banuese në Elbasan.
Emine Jahja, 26 vjeç, Marsel Jevgu, 21 vjeç dhe Ilirjan Xhepa, 62 vjeç të tre banues në qytetin e elbasanit akuzohen për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim” , “Shtytje të miturve në krim” dhe “Marrëdhënie seksule me të mitur”.Këta tre shtetas u arrestuan mbrëmjen e djeshme nga Specialistët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni e kryer në bashkëpunim“ dhe “Marrëdhënia seksuale me të mitur”. 
Sigal