Ministri Manjani nënshkruan memorandumin për pjesëmarrjen në programet e BE mbi drejtësine

450
Sigal

Gazeta Telegraf/

Në emër të Republikës së Shqipërisë,
Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani ka nënshkruar ditën e sotme një
Memorandumi Mirëkuptirni ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Bashkimit
Europian, që garanton pjesëmarrjen e vendit tonë në programin e drejtësisë të
BE-së.



 Ky
memorandum është firmosur në Bruksel ndërmjet Ministrit Manjani dhe
Komisioneres për Drejtësinë, në Komisioni Evropian, Znj. Vera Jourova.

Gjatë takimit me Komisioneren Jourova, pas
nënshkrimit të memorandumit, Ministri Manjani është ndalur në rëndësinë e
miratimit të amendamenteve kushtetuese, duke e cilësuar këtë proces mjaft
pozitiv për ecurinë e mëtejshme të reformës në drejtësi.

 Z.
Manjani theksoi se ky hap i parë tregoi se klasa politike shqiptare e ka
vullnetin për gjetjen e hapësirave për konsensus.

 Znj.
Jourova e ka përgëzuar Ministrin Manjani për nënshkrimin e këtij memorandumi
dhe u shpreh e kënaqur mbi mbështetjen e deritanishme që Komisioni Evropian i
ka dhënë Shqipërisë.

 Njëkohësisht znj. Jourova vuri në dukje
rëndësinë e inkurajimit të mëtejshëm të proceseve reformuese, veçanërisht atyre
në drejtësi.

 Duke iu
referuar çështjes së “vettingut”, Komisioneria Jourova vlerësoi se
aktualisht, zbatimi i reformës në drejtësi çel një periudhë mjaft të mprehtë
politike, ndërsa u shpreh se ky proces duhet të shërbejë për rritjen e besimit
tek qytetarët sikundër edhe tek shtetet e tjera.

Lidhur me procesin e “vettingut”,
Ministri Manjani sqaroi se ai mbetet nga proceset më imediate të zbatimit të
reformës në drejtësi, ndërsa e sqaroi Komisioneren Jourova lidhur me zhvillimin
e mëtejshëm të kuadrit të ri ligjor, për të cilin informoi se gjatë seancës
plenare të parlamentit në datën 6 tetor pritet dhe miratimi i gjashtë ligjeve
të tjera, për të cilat Ministri Manjani vuri në dukje se ekziston vullneti se
do të votohen.

“Pritshmëria jonë është marrja e një
rekomandimi pozitiv për të vijuar më pas me çeljen e negociatave”, u
shpreh ndër të tjera Ministri Manjani.

 Në
objektivat kryesore të tij, ky memorandum përfshin lehtësimin dhe mbështetjen
në bashkëpunimin gjyqësor për çështjet civile dhe penale, nxitjen e trajnimit
gjyqësor, duke përfshirë trajnimin mbi terminologjinë juridike, me qëllim
nxitjen e një kulture të përbashkët ligjore dhe gjyqësore si dhe lehtësimin e
qasjeve efektive për të gjithë në drejtësi, duke mbështetur të drejtat e
viktimave të krimit, si dhe duke respektuar në të njëjtën kohë të drejtat e
mbrojtjes.