Ministri i Jashtëm grek sot në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve

466
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias nis sot një tur ballkanik, gjatë së cilit do të vizitojë edhe Shqipërinë. Sipas axhendës së siguruar nga News24. Ministri i Jashtëm grek, mbërrin në Tiranë në orën 19:15, pasi sot ndodhet në Kosovë.
Nesër Kotzias do të takohet me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati me të cilin do të ketë edhe një konferencë për shtyp rreth orës 10:30. Po nesër në mesditë, ministri grek do të takojë edhe kryeministrin Edi Rama.
Ndryshe nga paraardhësit e tij në të kaluarën, Nikos Kotzias zgjodhi të fillojë vizitën e tij nga Prishtina për të dhënë ndoshta mesazhin se tashmë ka afruar koha për një njohje të mundshme të Kosovës nga ana e Greqisë. Muajin e kaluar Ministrit i Jashtëm grek ishte në Beograd, Shkup e Podgoricë.
Sigal